EPPC Kosova

Financier/e

	 	 

Eppc Financier/e

Eppc Kosovo kërkon një Financier/e për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të shitjes dhe distribucionit në vend dhe në rajon të shumë brendeve ndërkombëtare.

Përgjegjësitë kryesore:                                   

  • Mbulon kontrollimin e faturave të shitjes dhe blerjes duke mbikëqyrur gjithë dokumentacionin përkatës;
  • Kontrollon regjistrimet e arkëtimeve dhe pagesave sipas llogarive;
  • Llogaritë dhe kontrollon pagesat, për tu siguruar që shumat dhe të dhënat janë të sakta;
  • Kontrollon inventarët në magazinë;
  • Regjistron promocionet e klientëve në programin financiar;
  • Rakordon kartelat me klientët dhe furnitorët sipas rastit;
  • Harton dhe raporton raportin ditor të borxheve;
  • Regjistron deklaratat e importit dhe përllogaritë kostot e importit për produkte;
  • Asiston CFO-në për përgatitjen e pasqyrave, analizave dhe raporteve financiare;
  • Bën përgatitjen e deklarimeve (përfshirë edhe TVSH-në) dhe i dërgon për aprovim te CFO-së.

Kërkesat për këtë pozicion janë:                 

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, preferohet dega Financë apo Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune së paku dy (2) vite në fushën e Kontabilitetit apo Financës;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe verbal në anglisht;
  • Njohuri të avancuara të pakos së Microsoft Office;
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve;
  • Të jetë në gjendje për të punuar me orar fleksibil kur është e nevojshme;
  • Të jetë i/e aftë të punoj si në mënyrë të pavarur po ashtu edhe në ekip.

Të dhënat:                                                          

Pozicioni:            Financier/e;
Vendndodhja:    Fushë Kosovë;
Paga:    Konkurruese;
Kontrata:            Sipas Ligjit të Punës;
Aplikimet mbyllen:          14.10.2019.

Si të aplikoni:                                                    

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subjekt pozicionin ‘Financier/e’ në adresën e e-mail-it

kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

TAGS: EPPCPrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1323
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC