Albi Shopping

Menaxher/e i/e burimeve njerëzore

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

“ALBI Shopping” pjese e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, “Albi Shopping” kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

MENAXHER/E BURIMEVE NJERËZORE

Vendi i punës: Prishtinë

Objektivat dhe Detyrat Kryesore:

  • Identifikimi i pozitave të lira të punës në kompani,
  • Përgaditja e konkursve, dhe rekrutimi i stafit te ri,
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mirë më kolegë dhe drejtuesit e kompanisë
  • Përpilimi i pagave, monitorimi i ndryshimeve në paga dhe në numër të të punësuarve
  • Krijimi dhe zbatimi i politikave të kompanisë
  • Përgjegjës për motivimin dhe organizimin e trajnimeve të punëtorëve sipas normave të kompanisë
  • Menaxhimin e performancës dhe shpërblimin
  • Të mbajë një kulturë pozitive brenda departamentit
  • Monitoron punën e sistemit të BNj, rifreskimi i të dhënave si: detajet personale, pozita, paga, vlerësimi, pushimet,
  • Bënë përmbledhje e të dhënave për përpilimin e raporteve vjetore dhe sistemit të vlerësimit të performancës
  • Bënë përpilimin e rekomandimeve dhe dokumenteve përcjellëse
  • Menaxhon ankesat, parregullsitë dhe nevojat e personelit
  • Menaxhon largimin e personelit, përpilimi i dokumenteve të nevojshme
  • Kryen edhe detyra tjera sipas natyrës dhe nevojave të kompanisë

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare - master, preferohet fakulteti ekonomik apo Burime Njerëzore
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë punë në Menaxhim të Burimeve Njerëzore (në korporata, banka, kompani të sigurimeve)
  • Të njohë gjuhën angleze
  • Njohuri të mirë të MS Office
  • Punë në ekip
  • Të jetë i/e motivuar dhe i/e përkushtuar
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative, strategjike, planifikuese, këshilluese dhe komunikative
  • Shkathtësi të menaxhimit të punës në presion
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
  • Përvojë në implementimin dhe monitorimin e procedurës së vlerësimit vjetor të trajnimeve dhe zhvillimi të nevojave të të gjithë stafit, që lidhin qëllimet individuale dhe qëllimet e përgjithshme të kompanisë
  • Patentë shofer - kategoria B

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com

Konkursi është i hapur deri me datën 15.10.2019

TAGS: Albi ShoppingPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2486
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC