Credica LLC

Zyrtar Ligjor, Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese, Praktikant/e

	 	 

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:

  1. Zyrtar Ligjor
       (Prishtinë, Prizren)
  2. Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese
       (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë)
  3. Praktikant/e
       (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozojë zgjidhje adekuate;
  • Të përfaqësojë kompaninë në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatit raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
  • Të fillojë procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat dhe Gjykatave (Zyrtari/ja ligjor/e);
  • Praktikanti/ja - Në të gjitha punët e mësipërme ju ndihmon dhe i asiston zyrtarët ligjorë dhe zyrtarët për mbledhjen e kredive jo-performuese.

Kërkesat për vendin e punës:

  • Zyrtari/ja ligjor/e - Diplomë universitare ose vitin e fundit në Juridik;
  • Zyrtari/ja ligjor/e - Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Diplomë Universitare (E preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Eksperiencë pune në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese,  apo të ngjashme;
  • Praktikanti/ja - Të jetë në vitin e fundit apo të ketë përfunduar rishtazi studimet në Fakultetin Juridik ose Ekonomik;
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Të posedojë Patent Shofer kategorinë “B”.

Të dhënat:

Pozitat:  Zyrtar Ligjor; Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese; Praktikant/e.
Vendndodhja:  Prishtinë;
Udhëtime pune:  Po, brenda vendit;
Kontrata:  Sipas Ligjit të Punës (Puna Praktike është me pagesë)
Aplikimet mbyllen:  12 Tetor 2019

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@credica.org

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: CredicaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1553
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC