Albi Mall

Ndihmës/e menaxher/e

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

ALBI MALL pjese e Albi Group me kënaqësi vazhdojnë rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi MALL kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

NDIHMËS/E MENAXHER/E PËR QENDRËN TREGTARE "ALBI MALL"

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e ngjarjeve/eventeve të ndryshme, dhe në media sociale
  • Përgjegjëse për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm me qiramarrësit, dhe mediet për çdo kompani në kuadër të Albi Group
  • Bënë përgatitjen e raporteve javore, mujore apo vjetor, varësisht nga kërkesa e Menaxhmentit
  • Bënë përmbledhjen e aktiviteteve të planifikuara për QT "Albi Mall" dhe aktivitetet e përfunduara gjatë muajit, festat zyrtare, etj
  • Përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me qiramarrësit dhe aranzhimin e takimeve me qiramarrësit potencial
  • Bënë përpilimin e ofertave për hapësirat reklamuese në QT " Albi Mall"
  • Përgjegjëse për evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve në QT " Albi Mall"
  • Për punë e tij është përgjegjës dhe i raporton direkt Menaxherit të Qendrës Tregtare " Albi Mall"

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare - fakulteti ekonomik, Menaxhim Biznesi apo fusha të ngjashme
  • Së paku 2 vite përvojë punë në marketing dhe në fushën ekonomike- financiare
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur), gjuhët e tjera janë përparësi
  • Njohje të mirë të MS Office, Internet, etj
  • Shkathtësi të shkëlqyer komunikative
  • Të jetë i motivuar dhe i përkushtuar
  • Punë në ekip
  • Shkathtësi për menaxhim të punës në presion
  • Patentë shofer - kategoria B
  • Të jetë i gatshëm të punoj me orar fleksibil të punës, si dhe gjatë fundjavës.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com Konkursi është i hapur deri me datën 11.10.2019

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS:  AlbiPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 3368
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC