Migros Group

Agjent i shitjes (Komercialist)

	 	 

MIGROS Group sh.p.k. shpall konkurs për pozitën:

Agjent i Shitjes (Komercialist) për HORECA

Për Regjionet: Prishtinë/ Pejë/ Gjilan/ Mitrovicë

Migros Group është themeluar si biznes familjar në vitin 1978, në tregtimin e pemëve dhe perimeve, dhe që nga atëherë është zgjeruar në fusha të ndryshme të produkteve industriale për konzum ditor. Sot kompania është një nga liderët në fushën e importit dhe distribuimit të brendeve të mëdha ndërkombëtare dhe atyre rajonale në territorin e Kosoves. Disa nga brendet e njohura përfshijnë: Nestlé, Colgate Palmolive, AIA, Saponia , Selpak , Monini, Scotti, Zvijezda, Jamnica, Koestlin, Calvo, Kandit ,Croco, Kotanyi, Bimilk, Costa d’Oro, Bauer, etj.

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
  • Realizon të gjitha komunikimet me klientë
  • Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave të caktuara të shitjes
  • Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes

Kushtet e përgjithshme:

  • Diplomë e shkollës së mesme (Fakulteti është përparësi)
  • Kandidatët duhen të jenë nga Regjionet përkatëse
  • Përvojë pune së paku një vit në shitje
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@super-viva.com

TEK SUBJEKTI TË CEKET POZITA PËR TË CILËN APLIKONI, Në të kundërtën aplikacionet janë të pavlefshme.

TAGS: Migros GroupPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 4180
Kategoria Shitje
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC