NewCo Ferronikeli Complex

Sigurim fizik

	 	 

Ferronikeli Header

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Sigurim fizik

Departamenti: Departamenti i Shërbimeve Emergjente

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për ruajtjen e aseteve te kompanisë NFN
  • Bën evidentimin e hyrjeve- daljeve të kompanive të ndryshme dhe personave fizik
  • Evidentohen të gjitha ngjarjet në librin e punës
  • Kontrollimi I të gjitha mjeteve motorrike gjatë hyrjes dhe daljes nga porta kryesore
  • Lajmeron për parregullsit eperorin e tij ne përputhje me standardet e sigurisë
  • Kryen edhe puna tjera në kompani sipas nevojës

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme
  • Të zotërojë licencen për sigurim fizik nga MPB
  • Minimumi 1 vit eksperiencë pune si sigurim fizik
  • Aftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup
  • Njohuri të gjuhës Angleze (e dëshirueshme)

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 11/10/2019, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Sigurim fizik”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Ferronikeli Footer

Shikime 1470
Kategoria Sigurim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC