Kompania për menaxhimin e deponive në Kosovë

Zyrtar i Auditimit të brendshëm

	 	 

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A

Komisioni i Auditimit të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Republikën e Kosovës (KMDK SH.A), në mbledhjen e mbajtur me datë 18/09/2019, duke u bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në bazë të nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në bazë të nenit 26.6 të Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike, si dhe në bazë Rregullores Nr. 01/2017 për Procedurat e Punësimit, Strukturën Organizative, Kategorizimin dhe Përshkrimin e Vendeve të Punës në KMDK SH.A ka vendosur të:

Shpall Konkurs Publik për pozitën:

  1. Pozita: Zyrtari i Auditimit të Brendshëm KMDK SH.A ( 1 pozitë ) Vendi i punës: KMDK SH.A, Zyrat Qendrore Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përveç detyrave të parapara me Ligj, Statut dhe Kodin e Etikës.
  • Përpilimi i procedurave të auditimit, gjegjësisht planit të brendshëm për të gjitha transaksionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuara në legjislacion të aplikueshëm.
  • Auditimi i planeve të investimeve dhe financave të kompanisë, planit vjetor të biznesit dhe buxhetin vjetor.
  • Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohen me ligj.
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të Kompanisë dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit dhe Menaxhmentin e Kompanisë.
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e të gjitha ligjeve të aplikueshme në Kosovë nga Kompania gjatë veprimtarisë dhe ti sigurojë Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme.
  • Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimit të rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë qëllim që të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i kompanisë, duke përfshirë dokumentacionin financiar, mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me ligjin, si dhe përgatitja e rregullt e deklaratave vjetore financiare.
  • Analiza sistematike e proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to.
  • Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Komisioni i Auditimit.
  • Udhëheqë dhe menaxhon organizimin e brendshëm të zyrës së auditimit.
  • Udhëheqë dhe drejton të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm.
  • Për punën e tij i përgjigjet Komisionit të Auditimit.

Kualifikimi:

  • Të parapara me Ligj, Statut dhe Kontratë të Punës.
  • Diplomë Universitare në fushën financiare, duke u ndërlidhur me trajnim dhe eksperiencë.
  • Përvojë pune së paku 3 vjeçare e dëshmuar në menaxhim financiar dhe në përpilimin e raporteve financiare dhe preferohet të jetë Auditor i licencuar ose Kontabilist i
  • Demonstrimi i aftësive të shkëlqyeshme të komunikimit dhe të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë.
  • Demonstron pëlqimin me kërkesat nga Kodi i Etikës dhe praktikat e auditimit intern.
  • Preferohet njohje e mirë e gjuhës angleze.

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Përcaktimi i pagës për pozitën e shpallur bëhet në përputhje me aktet e brendshme të Kompanisë.

Procedura e konkurrimit:

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin aplikacionin përkatës, të shoqëruar nga një biografi personale (CV), nga një letër motivuese, si dhe dokumentacionin përkatës për përgatitjet shkollore dhe për përvojën e kërkuar të punës.

Forma e aplikacionit mund gjendet në Web-faqe ( www.kmdk-ks.org) të KMDK-së.

Aplikacioni, me të gjitha dokumentet, mund të dorëzohet në kopje fizike - në pliko të mbyllur në zyrën e Administratës së KMDK-së, në adresën: Rr. Bekim Fehmiu 137, Lakrishtë afër shkollës Shtjefën Gjeçovi.

Afati për aplikim është 30 ditë nga dita e publikimit të Konkursit të Publik duke filluar nga data : 23.09.2019 deri me datën 22.10.2019 ora 16:00.

Email: info@kmdk-ks.org

Shikime 1312
Kategoria Auditim
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC