Segment

Shitës për pjesë rezervë

	 	 

Segment Kosova Sh.p.k është distributor i autorizuar për shitjen dhe servisimin e makinerive dhe paisjeve të reja në sektorin e ndërtimitarisë, sektorin e minierave dhe sektorin e prodhimit industrial. Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar nga Atlas Copco, Danfoss, Epiroc, Husqvarna Construction, Dynapac, Iterchimica, CIFA etj.  Segment Kosova shpall:

KONKURS PËR PUNËSIM

Një (1) shitës për Pjesë Rezervë të makinerive të rënda Betoni dhe Asfalti

Detyrat:

  • Të promovoj dhe të realizoj caqet e shitjeve për pjesë rezervë  të makinerive të rënda të ndertimtarisë (Makineri Betoni, Makineri Asfalti dhe paisje të tjera të punës në ndërtimtari)
  • Të promovoj dhe implementoj pakot e pjesëve dhe servisimimeve të mirëmbajtjës së makinerive sipas prodhuesit
  • Të organizoj vizita tek klientet
  • Të identifikoj mundësit për shitje të pjesëve rezerë dhe te zgjeroj databazën e klienteve
  • Të pranoj kërkesat dhe të analizoj/ shqyrtoj nevojat/kërkesat e klientëve për pjesë rezervë
  • Të lexoj skemat e makinerive dhe të identifikoj shifrat  përkatëse të pjesëve rezervë
  • Të përgadisë ofertat për mundësitë/nevojat/kërkesat e klientëve për pjesë rezervë
  • Të prezantoj dhe negocioj ofertat me klientët
  • Të mirëmbaj në vazhdimësi mardhënjet komerciale me klientë dhe furnitorët përkatës
  • Të përgadisë listat e porosisve për pjesë rezervë
  • Të analizoj tregun, shitjet dhe konkurencën dhe të raportoj në baza periodike

Njohuritë dhe aftësitë:

  • Aftësi të mira promovuese dhe komunikuese
  • Aftësi të mira teknike mbi makineritë e rënda dhe pjesët e tyre (specifikisht makinerit e betonit, asfaltit dhe paisje te tjera të ndërtimtarisë)
  • Kërkohet dy vite përvojë në shitje të pjesëve rezervë për makineri të rënda apo makineri të ngjajshme
  • Kandidatët me edukim dhe përvoj në makinerit e betonit, asfaltit dhe pasije të tjera të ndërtimtarisë kanë përparësi
  • Të njohë mesatarisht gjuhen Angleze (shkrim, lexim dhe në të folur)
  • Aftësi kompjuterike të Microsoft Office (excel, word, access, outlook etj)

Kandidatëve të pranuar ju ofrohet kontratë pune, trainime teknike dhe komerciale brenda dhe jashtë vendit mbi natyrën e paisjeve/makinerive dhe aplikimin e tyre në industri.

Të gjithë kandidatët e intersuar duhet t´i dorezojnë CV-të e tyre në formë elektronike në e-mailin: hr@segment-rks.com duke specifikuar qartësisht poziten për të cilen aplikoni.

Vetëm kandidatët në listen e ngusht do të kontaktohen për intervistë.

Segment Kosova Sh.p.k

TAGS: SegmentPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1946
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC