BP Home

Operator i CNC

	 	 

SHPALLJE PËR PUNË

“Bp Home Investment” Sh.p.k me seli në Lagjen Tophane-Prishtinë, Rr. Josip Rela 9, është Kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë. Kompania është në rritje e sipër dhe zgjerim të aktiviteteve të saja. Së fundit, si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.

Pozita: Operator i CNC (Për Prodhim të Shtëpive nga Druri)

Vendi i punës: Selia e kompanisë BP HOME INVESTMENT ShPK.

Paga:Konkurruese

Kohëzgjatja: E pakufizuar

Data e fillimit:Tetor, 2019

Operatori i CNC prodhon pjesë të përpunuara duke programuar, ngritur dhe drejtuar një makinë të kompjuterizuar me komandë numerike (CNC) për të prodhuar shtëpi të drurit. Operatori i CNC duke ruajtur standardet e cilësisë dhe sigurisë; bën mbajtjen e shënimeve; mirëmbajtjen e pajisjeve dhe furnizimeve duke vendosur makinën dhe duke e urdhëruar atë ashtu siç tregohet nga programi.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Operatorit CNC:

  • Bën analizë të plotë për fazën e ndërtimit, për nevojat e Kompanisë - Projekteve;
  • Planifikon punën e makinës me komandë numerike (CNC) duke studiuar urdhrat e punës, projektet, planet inxhinierike, materialet, specifikat, vendndodhjet e sipërfaqeve dhe parametrat e makinerisë; për prodhimin e shtëpive të drurit.
  • Bën interpretimin e dimensioneve dhe tolerancave gjeometrike (GD & T).
  • Planifikon inventarin duke kontrolluar stokun, përcakton nevojat për stok, bën porositë për stok dhe i sistemon ato.
  • Bën verifikimet e duhura duke matur pozicionet e ndryshme, në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
  • Mban nën kontrollë specifikat mbi shpuarjen, prerjen, operacionet e kthimit të drurit duke bërë matjet përkatëse.
  • Implementon veprime të sigurta duke iu përmbajtur procedurave dhe rregulloreve të sigurisë.
  • Kontrollon pajisjet duke ndërmarë hapat e nevojshëm mbi mirëmbajtjen e tyre; ndjekë udhëzimet e prodhuesit; dedekton mosfunksionimet e pajisjeve; bën thirrje për riparime;
  • Ruan vazhdimësinë midis ndërrimeve të punës duke dokumentuar dhe komunikuar për nevoja të vazhdueshme.
  • Azhuron shënimet dhe raportet mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe bën raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
  • Azhurnon njohuritë e punës duke investuar kohë në zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe adaptim të teknikave të fundit.
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerën kompanisë;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet aktuale dhe të ardhshme për nevojat e kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë

Kualifikimet Minimale

  • Kandidati për pozitën e Operator i CNC duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme funksionale, teknike, analitike dhe organizative.
  • Diplomë universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike ose të ketë së paku 5 vite përvojë pune në makina të kopmjuterizuara me komandë numerike (CNC)
  • Po ashtu, Kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime te kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë shkathtësi funksionale dhe teknike; të ketë aftësi për të identifikuar prioritete, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.
  • Kandidati duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar. Njohja e gjuhes serbo-kroate është përparësi.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e-mail adresën: info@bp-home.com

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 15 Tetor 2019. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim.

TAGS: BP HomePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

 

Shikime 2876
Kategoria Mekanikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC