1AMD

Menaxher/e i/e shitjes, Merchandiser, Përfaqësues Mjekësor

	 	 

Duke pasur parasysh zgjërimin e aktiviteteve të kompanisë 1AMD shpk ( Lacalut )  në Kosovë, ne do të dëshironim që t’Ju pyesim nëse jeni të interesuar që të bëheni pjesë e Jona.

Nëse Ju e konsideroni vehtën si person entuziast që kërkon një pozitë përmes së cilës Ju do ta shprehnit krijimtarinë e Juaj, atëherë Ju do të mund të jeni person i duhur për këtë pozitë si:

MENAXHER DHE MONITORUES I SHITJES

Qëllimi i punës:

  • Mbikëqyrja dhe monitorimi i shitjes duke zbatuar planet e shitjeve dhe politikat e kompanisë.

Detyrat dhe përshkrimi i punës së:

  • Përcakton planet e shitjes vjetore duke zbatuar strategjitë e marketingut, analizuar trendet dhe rezultatet;
  • Përcakton objektivat e shitjes duke parashikuar dhe zhvilluar kuotat e shitjes vjetore për rajone dhe duke projektuar volumin e pritshëm të shitjeve dhe fitimit për produktet ekzistuese dhe ato të reja;
  • Zbaton programe të shitjes duke zhvilluar planet e akcioneve dhe fushatave të ndryshme të shitjes në teren.
  • Mirëmbanë volumin e shitjes, portfolion e produkteve dhe çmimet e shitjes duke qenë në dijeni të ofertës dhe kërkesës në treg, të ndryshimeve eventuale në trend, treguesve ekonomikë dhe informatave rreth konkurrencës;
  • Në bashkëpunim me drejtorin dhe bordin, vendos dhe përmirëson çmimet e shitjes duke monitoruar koston, konkurrencën, ofertën dhe kërkesën ne treg;
  • Kompleton kërkesat operative për shitje duke bërë planifikimin në bazë të rezultateve të punës;
  • Pajiset me njohuri profesionale dhe teknike duke ndërtuar rrjet të marrdhënieve profesionale, duke marrë pjesë në shoqëri profesionale, etj..

Aftësitë / Kualifikimet:

  • Përmbushja e caqeve të shitjes,
  • Aftesia për Negocim,
  • Targetimi i nevojave të klientit,
  • Motivimi për shitje,
  • Planifikimi i shitjes,
  • Ndërtimi i marrëdhënieve me klientë,
  • Trajnimi,
  • Menaxhimi i proceseve dhe zgjidhja e problemeve,
  • Njohja e tregut,
  • Kuptimi dhe zhvillimi i buxhetit,
  • Njohja bazike e programeve softwerike dhe Microsoft Office,
  • Politikat e personelit dhe përvetësimi i politikave dhe PSO të kompanisë,
  • Prefereohet pregatitje profesionale superiore,
  • Njohuri e gjuhëve të huaja,
  • Patentë shoferi valid të kategorisë B,
  • Përvojë pune minimale 2 vjeçare në shitje me REFERENCA nga kompanitë paraprake

CV me Foto mund ta dërgoni në Email adresën info@1-amd.com deri me datën

27.09.2019

Aplikacionet e pakompletuara, pa REFERENCË dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e lartëcekura do të ftohen për intervistë.

Mosha e preferuar 25-35 vjeqare.

1AMD Shpk., rezervon të drejtën e ndryshimit apo revokimit të këtij konkursi, në çdo kohë pa dhënë arsye për këtë!

1AMD sh.p.k shpall konkurs për pozitën:

Merchandiser

Përgjegjësitë për pozitën Merchandiser:

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e produkteve të brendeve të Kompanise në pikat e shitjes te kerkuara;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Të siguroj arritjen e objektivave të ekspozimit  të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara;
  • Kontrollon  dhe implementon principin “First In First Out” (I pari hyn i pari del nga rafti).

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. Diploma universitare në fushën e Marketingut është përparësi;
  • E preferuar te kete  përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Patente shofer valid te kategorise B

CV me Foto mund ta dërgoni në Email adresën info@1-amd.com deri me datën 27 09 2019

Aplikacionet e pakompletuara,  dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e lartëcekura do të ftohen për intervistë.

1AMD Shpk., rezervon të drejtën e ndryshimit apo revokimit të këtij konkursi, në çdo kohë pa dhënë arsye për këtë!

Kompania 1AMD Shpk me seli në Prishtinë, me zgjerimin e fushës së veprimtarisë dhe strategjisë së marketingut si edhe shitjes në teritorin e Republikës së Kosovës, kërkon bashkëpunëtorë të rinjë, për vende të lira të punës si:

PËRFAQËSUES MJEKËSOR

Pergjegjësitë:

  • Të realizojë promovimin e aktiviteteve në udhëheqjen e prezantimit dhe promovimin e produkteve farmaceutike, e gjithashtu të bëjë zhvillimin dhe mbajtjen e kontakteve personale me barnatore duke gjeneruar shitje të produkteve, përcjellje dhe mbarëvajtje të këtyre produkteve në vazhdimësi si dhe duke respektuar rregullat e targetimit për klasifikimin e klientëve në kategoritë përkatëse.
  • Ne kërkojmë një person me diplomë universitare në farmaci, mjekësi apo fusha të ngjashme relevante me patent shoferi të kategorisë B valid. Ju duhet të jeni person bindës, ME PËRVOJË PROFESIONALE, aftësi të mira komunikuese dhe njohuri me standardet e PC.
  • Ne ju ofrojmë një rast që plotësisht ti shprehni potencialet e juaja afariste. Ne presim nga ju potencial përmes të cilit do të ngriteni përbrenda strukturës sonë dhe të bëhëni njëri nga anëtarët e stafit.

Sa do të përparoni?

Kjo krejtësisht do të varet nga ju, ambiciet e juaja dhe kontributi i juaj ndaj nesh. Nëse kjo është interesante për ju, luteni të aplikoni duke dërguar biografinë (CV-në dhe foton tuaj) në email adresën: info@1-amd.com

Aplikimi duhet të dërgohet me mbishkrimin “Prezantues Mjekësor” dhe vlenë deri më 27.09.2019

Vetëm personat të cilët i plotësojnë kriteret e lartëcekura do të mirren parasysh dhe do të njoftohen për interviste.

TAGS: 1AMDPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2545
Kategoria Të tjera
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC