Ministria e Financave

Analist financiar

	 	 

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Analist financiar

Divizioni: Raportime Financiare

Numri i referencës: 25/2019/ TH- BF/1410

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 7 / Grada 9

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë (me orar te plote

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës (pa afat te caktuar)

Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Divizionit për raportim financiare

Vendi i punës: Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë se Republikës së Kosovës

Qëllimi i vendit të punës:

Plotësimi i vendit te lire te punës sipas strukturës organizative e Thesarit

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatit  raporte fiskale ditore, mujore dhe tremujore sipas kërkesave të LMFPP;
  • Përgatit  Raportin vjetor financiar te buxhetit të Republikës se Kosovës;
  • Përgatit Serit Kohore mujore për te dhënat fiskale;
  • Përgatit raportet për publikim ne FMN (GFS, E-GDDS, etj);
  • Përcjell Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik dhe zbatim gjatë raportimeve financiare;
  • Përcjell dhe rekomandon fushat përkatëse per harmonizimet e planit kontabel ne relacion me IPSAS dhe GFSM;
  • Të ofroj përkrahje organizative buxhetore rreth mënyrës dhe politikave te raportimit;
  • Kryen punë shtesë qe i delegohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi dhe përvoja

  • Diploma e Universitetit në fushën e Ekonomisë;
  • Përvojë profesionale - 2 vjeçare, pas diplomimit.

Shkathtësitë e kërkuara

  • Njohuri për Sistemin Informativ për Menaxhim Financiar; 
  • Njohuri për Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit;
  • Njohuri per Statistikat Financiare Qeveritare bazuar ne Manualin per SFQ (GFSM 2014);
  • Aftësi analitike dhe shkathtësi komunikuese/prezantuese
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferuar;

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosovës), një CV. Për kualifikimet e kërkuara kërkohen dëshmi: certifikata ose diploma relevante, etj.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net 

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i 0, zyra nr. P24.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës 07.09.2019 deri me datën 21.09.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).

Konkursi  është i hapur pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.  Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

TAGS: Ministria e Financave, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 619
Kategoria Ekonomi
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC