Save The Children

Ftesë për aplikim-Ofrues i shërbimit

	 	 

Ftesë për aplikim- Ofrues i shërbimit

Për përgatitjen e raportit të vlerësimit mbi implementimin e ‘Fletënotimit Komunitar’

(community scorecard)

Historiku

Save the Children është organizatë udhëheqëse botërore e pavarur për fëmijët. Vizioni i saj është një botë në të cilën çdo fëmijë ka të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Misioni i saj është të frymëzojë përparime në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe të arrijë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. 

Qëllimi dhe afati kohor

Save the Children në Kosovë në kuadër të projektit “Forcimi i OShC-ve Lokale 2017-2021”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) si pjesë e procesit të llogaridhënies sociale kërkon angazhimin e një ofruesi të shërbimit për përgatitjen e raportit të vlerësimit mbi implementimin e ‘Fletënotimit Komunitar’ (community scorecard).Qëllimi i projektit është i dyfishtë: Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja me të Drejtat e Fëmijës. Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në Termat e Referencës.

Kjo detyrë duhet të kryhet gjatë periudhës 18 shtator deri 31 tetor 2019, për gjithsej 7 ditë pune.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kualifikim akademik të nivelit Master në fushat e shkencave sociale (punë sociale, psikologji, sociologji, politika publike, qeverisje lokale/qendrore, të drejta të njeriut, etj.).
  • Përvojë të dëshmuar në realizimin e analizave kualitative dhe mbledhjen e të dhënave cilësore dhe sasiore;
  • Aftësi për të bërë prezantim vizual të të dhënave që kuptohen lehtë, përfshirë tabelat dhe grafikë të ngjashme;
  • Aftësi për të dorëzuar raporte të cilësisë së lartë në kohë, të shkruara qartë dhe me gjuhë koncize, në format që është i lehtë për lexim, duke dëshmuar aftësi analitike të shkëlqyeshme.
  • Aftësi të shkëlqyeshme analizuese të punës në komunitet (të bashkangjitet një shembull i punës së ngjajshme që keni bërë më parë);
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe (në të shkruar/folur).
  • Njohuri dhe ekspertizë në parimet e gjithëpërfshirjes me grupet e margjinalizuara në Kosovë.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në scik@savethechildren.org me titull të emailit “ Community scorecard”, jo më vonë se 18.09.2019 në ora 12:00.

  1. Propozimin financiar, duke përfshirë ofertën në vlerë bruto (para çfarëdo zbritjeje ligjore) për secilën ditë pune, përfshirë këtu transportin për në lokacionet ku do të vizitohen OSHC-të;
  2. Curriculum Vitae (CV), së bashku me një Letër Motivimi ku shpjegohet interesimi për realizimin e raportit vlerësues;
  3. Një përmbledhje (një faqe) e metodologjisë së propozuar;
  4. Portfolio dhe shembull i punës së ngjashme të realizuar më parë.

Save The Children

TAGS: Save The Children, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1610
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC