Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zyrtar i lartë për teknologji informative

	 	 

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë për teknologji informative

Koeficienti / 8

Nr. i Referencës:  MTI/ 31

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë -Data: ­­­05/09/2019  

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtorin e përgjithshëm dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
  • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;
  • Të këshillojë Drejtorin e Përgjithshëm për nevojën e azhurnimeve me kohë të TI-së dhe të monitorojë performancën e LAN, të mirëmbajë dhe azhurnojë sistemet llogaritëse të agjencisë;
  • Të zhvillojë data bazën e bizneseve duke përfshirë edhe sistemin informatikë të menaxhimit, sistemin e CRM dhe bazat e të dhënave on-line;
  • Të sigurojë kapacitete për t’i konsultuar data bazat e bizneseve ndërkombëtare për t’u mundësuar bizneseve që të përfitojnë nga qasja në baza të dhënave dhe rrjetet përmes ndërmjetësimit aktiv;
  • Të ofrojë raporte mujore të sistemit të CRM për Drejtori i Përgjithshëm lidhur me aktivitetin e Agjencisë, si dhe të çështjeve financiare të Agjencisë;
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës për të realizuar misionin, qëllimet, objektivat, aktivitetet dhe detyrat e Agjencisë dhe/ose sipas kërkesave të Drejtorit të Përgjithshëm.

    Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Ekonomik, Juridik apo Teknologji Informative;
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese. Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

19/09/2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe Rishpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 19/09/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrise, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 999
Kategoria Informatikë
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC