Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Udhëheqës i Divizionit për Mallra Ushtarake, Transit dhe Brokerim

	 	 

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:                  

 REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Departamenti për Kontrollin e Tregut me Mallra Strategjike

Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit për Mallra Ushtarake, Transit dhe Brokerim

Koeficienti / 9

Nr. i Referencës:  MTI/ 28

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë     

 Datë:  04 /09 /2019             

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon punën e përgjithshme dhe stafin e divizionit dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Zbaton kontrollet unilateralë kombëtare në Kosovë për të siguruar se tregtia me mallra ushtarake  janë në përputhje me  objektivat kombëtare të sigurisë që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, kontrollin e krimit, antiterrorizmin dhe stabilitetin rajonal. Bashkëpunon me regjimet dhe mbikëqyrë zbatimin e konventave  dhe traktateve ndërkombëtare  në funksion të mospërhapjes së ASHM-ve;
  • Ndihmon Drejtorin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe propozime në përditësimin e listës së mallrave ushtarake, propozon plotësimin e bazës së të dhënave, plotësimin dhe azhurnimin e ueb faqes së departamentit. Organizon punëtori, seminare, kontakte e takime me industrinë në fushën e  mallrave ushtarake;
  • Identifikon dhe klasifikon mallrat ushtarake, trajton kërkesat për regjistrim dhe licencim të subjekteve që operojnë me mallra ushtarake. Identifikon kompanitë që operojnë me mallra ushtarake informon dhe bashkëpunon me to me qëllim të mbarëvajtjes së kontrollit të tregtisë së tyre;
  • Bashkëpunon me institucionet tjera që ndërlidhen me kontrollin e tregut me mallra ushtarake ,merr pjesë në konferencat dhe seminaret ndërkombëtare, regjionale etj;
  • Ekzaminon dhe ofron komente rreth projektligjeve dhe akteve nënligjore dhe koordinohet me departamentin ligjor të institucionit për dizajnimin e tyre që kanë të bëjnë me mallra ushtarake;
  • Koordinon punën dhe bashkëpunon me menaxherët tjerë në institucion;
  • Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

    Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Akademia Ushtarake, Fakulteti Teknik-Drejtimi i Makinerisë, Fakulteti Juridik ose Ekonomik;
  • Minimum 5 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e afarizmit me mallra ushtarake.
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës dhe analizë;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese. Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

18/ 09 /2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 18/09/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e pakompletuara si dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrise, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 514
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC