Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zyrtar për Mbrojtjen e Konsumatorit

	 	 

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:                       

REKRUTIM    

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Departamenti  për Mbrojtjen e Konsumatorit

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Mbrojtjen e Konsumatorit

Koeficienti / 7

Nr. i Referencës:  MTI/ 30

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë   

Data:04/09/2019 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Këshillon konsumatorët ne lidhje me te drejtat e tyre dhe i udhëzon ata;
  • Pranon, përcjell dhe mbikëqyr ankesat e konsumatorëve përmes kanaleve zyrtare ne departament, si përmes telefonit, ueb-faqes se departamentit apo edhe kur konsumatorët vizitojnë departamentin për tu këshilluar apo për te parashtruar ankesë mbi shkeljen e te drejtave te tyre si konsumator;
  • Paraqet raportet statistikore lidhur me rastet e shkeljes të drejtave të konsumatorit sipas regjioneve dhe sipas fushë veprimtarisë si dhe inicion procedura përkatëse.
  • Përgjegjës për mbajtjen e sekretariatit te Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit;
  • Propozon hartimin dhe ndryshimin e politikave për mbrojtje te konsumatorit;
  • Propozon harmonizimin e legjislaturës vendore për mbrojtje te konsumatorit me atë të BE;
  • Përcjell aktivitetin e shoqatave në zbatimin e dispozitave ligjore gjatë mbrojtjes së konsumatorit;
  • Propozon masa për rregullimin e çështjeve të sigurisë të produkteve të caktuara;
  • Kryen edhe punë të tjera me kërkesë të eprorit.

    Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Ekonimik, Juridik, Shkencat Shoqerore, Administrate Publike;
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale.
  • Njohuri dhe përvojë ne fushën e mbrojtjes se konsumatorëve;
  • Aftësi për nxjerrjen e statistikave dhe hartimit te raporteve lidhur me shkeljet e te drejtave te konsumatorëve ne Kosove;
  • Shkathtësi për evidentimin e te dhënave për rastet e shkeljeve te drejtave për mbrojtjen e konsumatorëve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese. Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

18/09/ 2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 18/09/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrise, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

 

 

Shikime 1011
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC