Komuna e Shtimes

Koordinator i punëve teknike

	 	 

Në bazë nenit  8, paragrafi 1, te Ligjit të Punës Nr.03/L-212, Udhezimit Administrativ Nr.14/2017 neni 4, Zyra e Personelit shpall:

K  O  N  K  U  R  S

Titulli i vendit të punës: Koordinator i puneve teknike

Vendi i punës: Komuna e Shtimes, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Paga mujore-koeficienti : 6

Nr. i references: 02/070/01-25383/19

Data: 3.9.2019

Dëtyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinon dhe organizon punet teknike qe lidhen me aktivitetet rinore
  • Angazhohet në vazhdimsi për organizimin e punëve dhe aktiviteteve kulturore-rinore gjat ditëve të vikendit dhe ditëve të festave.
  • Kujdeset për avancimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të punës në Qendren Rinore, bën klasifikimin dhe renditjen e dokumenteve, i ruan dhe jep informata të kërkuara zyrtarëve komunal si dhe palëve për kërkesat e tyre.
  • Punon bashkërisht me zyrtarë tjerë, bën hartimin e planeve të punës,përpilon raporte të rregullta të punës.
  • Bashkëpunon ngushtë me organizatat rinore, shkollat, klubet e të rinjëve etj
  • Kyen edhe punë të tjera sipas kërkesës së eprorit.

Përgatitja shkollore:

Diplomë Universitare në Shkenca të  Aplikuara.

Shkathtësit:

  • Shkathtesi te deshmuara profesionale
  • Shkathtesi ne komunikim, planifikim te punes.
  • Shkathtesi kompjuterike ne aplikacionet e programeve (Word, Excel)

Aplikacioni duhet të ketë këto dokumente:

  •  Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë zyra pritëse për qytetarë) ose shkarkohet nga ueb faqja e komunës;
  • Dokumentet personale (kopje e letërnjoftimit ose pasaportes);
  •  Dëshmi mbi kualifikimin;
  •  Dëshmi që nuk është nën hetime (origjinal)

Sqarime shtesë: Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit: Konkursi është i hapur prej datës 3.9. 2019 deri më 17.9. 2019.

Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 - 16:00. Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë – Zyra Pritëse për Qytetarë, në objektin e Komunës së Shtimes.

Komuna e Shtimes ofron mundësi te barabarta për të gjithë kandidatët e interesuar.

Menaxheri i Personelit,

 Aziz Sylejmani

TAGS: Komuna e Shtimes, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune 

Shikime 352
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Shtime
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC