Ministria e Drejtësisë

Udhëheqës i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit - 1 (një) vend pune

	 	 

Prishtinë, 02/09/2019 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

K  O  N  K  U  R  S   

1. DEPARTAMENTI PËR DREJTËSI TRANZICIONALE DHE MBËSHTETJE TË VIKTIMAVE TË KRIMIT

1. Pozita:        Udhëheqës i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit - 1 (një) vend pune

Referenca:     MD/DDTMVK/ 02 - 09 - 01- 2019

Koeficienti:    9

I përgjigjet:    Drejtorit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit

Vendi:            Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek vartësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Informon parashtruesit e kërkesës pëkushtet formale dhe materiale që duhen plotësuar për të parashtruar kërkesën për kompensim si dhe bënë pranimin e kërkesave të parashtruara për kompensimin e viktimave të krimit, bashkë me dokumentacionin përkatës të bashkangjitur në kërkesë;
  • Krijon bazën e të dhënave për të gjitha kërkesat e parashtruara dhe vendimet përkatëse si dhe bënë arkivimin e dosjeve të kompletuara;
  • Kompleton dosjen dhe bënë shqyrtimin paraprak të kërkesës së parashtruar dhe përcjell kërkesën tek Komisioni për kompensimin e viktimave;
  • Njofton parashtruesin e kërkesës apo autoritetin e huaj për vendimin e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit si dhe informon Komisionin për çfarëdo kërkese dhe për komunikimin me viktimën apo autoritetin e huaj;
  • Informon publikun dhe viktimat e krimit për të drejtën në kompensim;
  • Ofron mbështetje administrative dhe teknike për Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit;
  • Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit raporton tek Drejtori i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësite tjera:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Filozofik, Juridik ose Administratë Publike;
  • Minimim pesë (5) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Mbështetjes së Viktimave të Krimit;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës dhe analizë;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 86, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 02.09.2019 gjere më datën 16.09.2019që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, Aplikacionet që arrijn pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

“Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

 

Shikime 787
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC