European College of Kosovo

Përfaqësues/e i/e Shitjes për Biznese

	 	 

ECK Shitje

A keni dëshirë të punoni në  European College of Kosovo ? Ne jemi në kërkim të (1) përfaqësues i shitjes për biznese që ti shtohet ekipit tonë . Në rast se vlerësoni se keni aftësi të mira në shitje dhe prezantim, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me kompani e institucione atëherë kjo mund të jetë puna juaj ideale.

Vendi: Prishtinë 
Orari i punës: Orar i plotë 
Paga: 
- Në rast se keni aftësi të mira komunikimi ju mund të merrni pagë dhe bonuse mujore mbi 600€,
- Në rast se keni aftësi të avancuara në shitje, jeni prezantues i jashtëzakonshëm dhe vizitoni kompani të ndryshme ju mund të merrni pagë dhe bonuse mujore mbi 1500€.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndërmerr iniciativa për organizimin e takimeve promovuese me kompani dhe institucione për prezantim/shitje të shërbimeve nga fusha e Sigurisë & Shëndetit në Punë;
  • Shërbime Juridike apo shërbime tjera;
  • Përgjegjës për arritjen e targeteve mujore dhe vjetore dhe zgjerim të ekpit;
  • Ndërmerr ide dhe planifikon shitjen në kompani dhe institucione të ndryshme;
  • Analizon prezencën e shërbimeve edukative-arsimore në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun) dhe përcjell aktivitetin e promocioneve, analizon dhe matë efektet e shitjes/promovimit para, gjatë si dhe pas promocionit;
  • Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e pakove të trajnimit dhe shërbimeve të tjera në fushën e edukimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante;
  • Trajnime /Certifikatë në fushën relevante (E preferueshme)
  • Dy (2) vite përvojë pune; 
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
  • Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
  • Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
  • Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive 
  • Të jetë fleksibil dhe kreativ
  • Lejen e vozitjes (B)

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në work@eck-edu.org, deri me datë 15 Shtator 2019.

TAGS: European College of KosovoPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1475
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC