Agjencia e Kosovës për Akreditim

Zyrtar i Lartë Ligjor, Zyrtar i Lartë për Vlerësim dhe Akreditim, Zyrtar i Lartë për Monitorim dhe Vlerësim, Zyrtar i Lartë i Personelit

	 	 

Agjencia e Kosovës për Akreditim

Konkurs për plotësim të vendeve të lira të punës

Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), fton të  interesuarit e kualifikuar të konkurrojnë  për vendet e lira të punës. Gjithë procesi i punësimit do të jetë publik dhe transparent.

Institucioni:                             Agjencia e Kosovës për Akreditim

Titulli i postit:                         Zyrtar i Lartë Ligjorë

Referenca:                               AKA 04/19

Koeficienti:                             8

Kontrata:                                 I Karrierës

Orari i punës:                          I Plotë

Vendi i punës:                         Prishtinë, Qendra e Studentëve, Kati II

Raporton te:                            Drejtori i AKA-së

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  2. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  3. Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
  4. Është përgjegjës për pajtueshmërisë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës;
  5. Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit;
  6. Përgjegjës për hartimin dhe implementimin si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rregulloreve të AKA-së, nga stafi administrativ dhe ekspertet, Këshillon Drejtorin dhe Këshillin Shtetëror te Cilësisë për të gjitha çështjet ligjore në fushëveprimin e AKA-së sipas kërkesës së tyre;
  7. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi;

Kualifikimi dhe përvoja:

  1. Diplomë universitare nga fusha e drejtësisë, e preferueshme të ketë të dhënë provimin e jurispodencës;
  2. Së paku 3 vite përvojë pune profesionale në fushën relevante; (Rregullorja 05/2012 për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, Neni 17. Paragrafi 2 nën paragrafi 2.9. Kërkon njohuri të thella dhe të specializuara të fituara përmes shkollimit universitar, trajnimeve përkatëse dhe së paku tri (3) vite përvojë pune);
  3. Njohuri profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  4. Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  5. Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  7. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  8. Të ketë njohuri të gjuhës angleze në shkrim dhe në të folur; preferohet njohja e mirë e gjuhës serbe dhe ndonjë gjuhe tjetër të huaj;

Kandidatët duhet të sjellin dëshmitë e më poshtme me rastin e aplikimit:

  1. Kualifikimin shkollor (diploma të jetë e vërtetuar te noteri).
  2. Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar.
  3. Vërtetim mbi përvojën e punës dhe pasqyrën nga trusti pensional.
  4. Certifikata që nuk jeni nën hetime.
  5. Dokumentin e identifikimit.

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës. Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kandidatët e interesuar me rastin e konkurimit duhet të sjellin dëshmi (vërtetim) për përvojën e punës. Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në Ueb faqen e AKA-s www.akreditimi-ks.org, ose ta marrin në  Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Adresa: Rr.“Agim Ramadani” Qendra e Studentëve, kati i dytë ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në gazetë. Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 12.09.2019.

Agjencia e Kosovës për Akreditim

Konkurs për plotësim të vendeve të lira të punës

Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), fton të  interesuarit e kualifikuar të konkurrojnë  për vendet e lira të punës. Gjithë procesi i punësimit do të jetë publik dhe transparent.

Institucioni:                             Agjencia e Kosovës për Akreditim

Titulli i postit:                         Zyrtar i Lartë për Vlerësim dhe Akreditim

Referenca:                               AKA 06/19

Koeficienti:                             8

Kontrata:                                 I Karrierës

Orari i punës:                          I Plotë

Vendi i punës:                         Prishtinë, Qendra e Studentëve, Kati II

Raporton te:                            Drejtori i AKA-së

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  2. Përgatite dhe menaxhon të gjitha veprimet dhe proceset për vlerësimin për akreditim/ riakreditim institucional apo të programeve për institucionet e interesuara ne vend dhe jashtë vendi.
  3. Përgjegjës për hartimin e raporteve, informatave, analizave dhe pasqyrave të ndryshme lidhur me vlerësimin e programeve, për Institucionet e akredituara dhe ato të interesuara për akreditim në AKA.
  4. Përgjegjës për organizimin e proceseve të vlerësimit, përfshirë koordinimin e të gjitha veprimeve të lidhura me identifikimin, informimin, vizitën dhe raportimin e ekspertëve të jashtëm e të brendshëm.
  5. Përgjegjës për menaxhimin e vizitave të akreditimit në institucione, përfshirë përcjelljen e eksperteve te jashtëm përgjatë kohës se vlerësimit ne institucione, përkrahjen e tyre logjistike, profesionale, gjuhësore etj.
  6. Përgjegjës për menaxhimin e të dhënave të institucioneve dhe programeve te akredituara  në bazën e të dhënave.
  7. Përgjegjës për pranimin dhe informimin e mirë dhe korrekt të palëve lidhur me kushtet e akreditimit.
  8. I ndihmon eksperteve te jashtëm në AKA, në hartimin e raporteve të vlerësimit dhe siguron që procesi te shkojë sipas rregulloreve dhe ligjit.
  9. Të kryej edhe punët e tjera sipas nevojës së AKA-s në përputhje me rregullativën në fuqi dhe me kërkesat e Drejtorit.

Kualifikimi dhe përvoja:

  1. Diplomë universitare nga fusha e edukimit, shkencave sociale ose fushave tjera relevante;
  2. Së paku 3 vite përvojë pune profesionale në fushën relevante; (Rregullorja 05/2012 për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, Neni 17. Paragrafi 2 nën paragrafi 2.9. Kërkon njohuri të thella dhe të specializuara të fituara përmes shkollimit universitar, trajnimeve përkatëse dhe së paku tri (3) vite përvojë pune);
  3. Njohuri profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  4. Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  5. Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  7. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  8. Është e domosdoshme njohja e gjuhës angleze në shkrim dhe në të folur; preferohet njohja e mirë e gjuhës serbe dhe ndonjë gjuhe tjetër të huaj;

Kandidatët duhet të sjellin dëshmitë e më poshtme me rastin e aplikimit:

  1. Kualifikimin shkollor (diploma të jetë e vërtetuar te noteri).
  2. Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar.
  3. Vërtetim mbi përvojën e punës dhe pasqyrën nga trusti pensional.
  4. Certifikata që nuk jeni nën hetime.
  5. Dokumentin e identifikimit.

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës. Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kandidatët e interesuar me rastin e konkurimit duhet të sjellin dëshmi (vërtetim) për përvojën e punës. Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në Ueb faqen e AKA-s www.akreditimi-ks.org, ose ta marrin në  Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Adresa: Rr.“Agim Ramadani” Qendra e Studentëve, kati i dytë ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në gazetë. Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 16.09.2019.

Agjencia e Kosovës për Akreditim

Konkurs për plotësim të vendeve të lira të punës

Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), fton të  interesuarit e kualifikuar të konkurrojnë  për vendet e lira të punës. Gjithë procesi i punësimit do të jetë publik dhe transparent.

Institucioni:                             Agjencia e Kosovës për Akreditim

Titulli i postit:                         Zyrtar i Lartë për Monitorim dhe Vlerësim

Referenca:                               AKA 05/19

Koeficienti:                             8

Kontrata:                                 I Karrierës

Orari i punës:                          I Plotë

Vendi i punës:                         Prishtinë, Qendra e Studentëve, Kati II

Raporton te:                            Drejtori i AKA-së

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të institucionit;
  2. Të planifikojë, zhvillojë, bashkërendojë dhe zbatojë monitorimin e IAL-ve, sipas legjislacionit në fuqi, në koordinim edhe me institucionet tjera relevante dhe sipas kërkesave të menaxhmentit të AKA-së, si dhe koordinon procesin e monitorimit për plotësimin e rekomandimeve të ekspertëve të akreditimit;
  3. Koordinon procesin e vlerësimit të IAL-ve përfshirë organizimin e vizitave në IAL, koordinimin dhe përcjelljen e ekipit të ekspertëve të jashtëm gjatë kohës së vizitës së tyre në institucionet në vlerësim, dërgimin e dokumentacioneve relevante të IAL-ve të cilat janë në proces të vlerësimit/akreditimit;
  4. Të ofrojë ndihmën e vet për të gjitha strukturat relevante në AKA lidhur me vlerësimin, informimin, komunikimin dhe publikimin e materialeve për AKA dhe palët e interesit, brenda fushës së veprimit;
  5. Të raportojë në mënyrë të rregullt ose periodike tek menaxhmenti i AKA-së, sipas nevojës dhe kërkesës, për të gjitha rezultatet dhe gjetjet eventuale në funksionimin e IAL-ve, që janë kompetencë e AKA-se dhe pozitës gjegjëse;
  6. Kontrollon dhe vlerëson dokumentacionin e dorëzuar nga IAL-të lidhur me procesin e akreditimit, vlerësimit dhe monitorimit, nëse është në përputhje me kërkesat dhe standardet e AKA-së;
  7. Komunikon me zyrtarët përgjegjës të IAL-ve dhe palët e interesuara, lidhur me procesin e akreditimit, vlerësimit dhe monitorimit;
  8. Të kryej edhe punët e tjera sipas nevojës së AKA-së, në përputhje me rregullativën në fuqi dhe me kërkesat e Drejtorit;

Kualifikimi dhe përvoja:

  1. Diplomë universitare nga fusha e edukimit, shkencave sociale ose fushave tjera relevante;
  2. Së paku 3 vite përvojë pune profesionale në fushën relevante; (Rregullorja 05/2012 për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, Neni 17. Paragrafi 2 nën paragrafi 2.9. Kërkon njohuri të thella dhe të specializuara të fituara përmes shkollimit universitar, trajnimeve përkatëse dhe së paku tri (3) vite përvojë pune);
  3. Njohuri profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  4. Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  5. Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  7. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  8. Është e domosdoshme njohja e gjuhës angleze në shkrim dhe në të folur; preferohet njohja e mirë e gjuhës serbe dhe ndonjë gjuhe tjetër të huaj;

Kandidatët duhet të sjellin dëshmitë e më poshtme me rastin e aplikimit:

  1. Kualifikimin shkollor (diploma të jetë e vërtetuar te noteri)
  2. Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
  3. Vërtetim mbi përvojën e punës dhe pasqyrën nga trusti pensional
  4. Certifikata që nuk jeni nën hetime
  5. Dokumentin e identifikimit.

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës. Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kandidatët e interesuar me rastin e konkurimit duhet të sjellin dëshmi (vërtetim) për përvojën e punës. Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në Ueb faqen e AKA-s www.akreditimi-ks.org, ose ta marrin në  Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Adresa: Rr.“Agim Ramadani” Qendra e Studentëve, kati i dytë ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në gazetë. Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 16.09.2019.

Agjencia e Kosovës për Akreditim

Konkurs për plotësim të vendeve të lira të punës

Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), fton të  interesuarit e kualifikuar të konkurrojnë  për vendet e lira të punës. Gjithë procesi i punësimit do të jetë publik dhe transparent.

Institucioni:                             Agjencia e Kosovës për Akreditim

Titulli i postit:                         Zyrtar i Lartë i Personelit

Referenca:                               AKA 07/19

Koeficienti:                             8

Kontrata:                                 I Karrierës

Orari i punës:                          I Plotë

Vendi i punës:                         Prishtinë, Qendra e Studentëve, Kati II

Raporton te:                            Drejtori i AKA-së

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  2. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  3. Siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e administratës dhe të menaxhimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore;
  4. Ofron mbështetje profesionale për udhëheqësit lidhur me zbatimin e legjislacionit në fushën e administratës, të menaxhimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore;
  5. Përgatit raporte të ndryshme në bazë të kërkesës, lidhur me administratë dhe burime njerëzore;
  6. Kujdeset që proceset e rekrutimit të zbatohen në pajtim me legjislacionin në fuqi të shërbimit civil;
  7. Përditëson dosjet e personelit me të dhëna dhe dokumente relevante dhe kujdeset që të gjitha llojet e pushimeve të stafit janë proceduar në pajtim me procedurat ligjore, mbanë evidencën e stafit, si dhe përkujdeset për vendosjen e të dhënave në SMIBNJ;
  8. Përgjegjës për organizimin e punëve administrative, logjistike, udhëzimeve të nevojshme informative dhe procedurale.
  9. Mirëmban dosjen dhe arkivin fizik dhe elektronik të AKA-s, korrespondencën/komunikimin hyrës dhe dalës.
  10. Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimi dhe përvoja:

  1. Diplomë universitare nga fusha e drejtësisë, shkencave sociale ose fushave tjera relevante;
  2. Së paku 3 vite përvojë pune profesionale administrative/në administratë pas diplomimit; (Rregullorja 05/2012 për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, Neni 17. Paragrafi 2 nën paragrafi 2.9. Kërkon njohuri të thella dhe të specializuara të fituara përmes shkollimit universitar, trajnimeve përkatëse dhe së paku tri (3) vite përvojë pune)
  3. Njohuri profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  4. Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  5. Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  7. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  8. Është e domosdoshme njohja e gjuhës angleze në shkrim dhe në të folur; preferohet njohja e mirë e gjuhës serbe dhe ndonjë gjuhe tjetër të huaj;

Kandidatët duhet të sjellin dëshmitë e më poshtme me rastin e aplikimit:

  1. Kualifikimin shkollor (diploma të jetë e vërtetuar te noteri)
  2. Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
  3. Vërtetim mbi përvojën e punës dhe pasqyrën nga trusti pensional
  4. Certifikata që nuk jeni nën hetime
  5. Dokumentin e identifikimit.

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës. Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kandidatët e interesuar me rastin e konkurrimit duhet të sjellin dëshmi (vërtetim) për përvojën e punës. Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në Ueb faqen e AKA-s www.akreditimi-ks.org, ose ta marrin në  Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Adresa: Rr.“Agim Ramadani” Qendra e Studentëve, kati i dytë ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në gazetë. Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 16.09.2019.

TAGS: Agjencia e Kosovës për Akreditim, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1316
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
x
A kanë përparësi në treg të punës njerëzit që njohin gjuhë të huaja?
Lexo këtë artikull »