Zyra Kombëtare e Auditimit

Zyrtar për Përkthime

	 	 

Në mbështetje të nenit 15.1 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji. Nr. 03/L – 149 dhe Rregulloren Nr. 02/2011 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit shpall:

K O N K U R S

Departamenti: Shërbimet e Përgjithëshme

Titulli: Zyrtar për Përkthime

Nr. Ref: RN00005486 Kategoria Funksionale:

Niveli i koeficientëve Koeficienti: 7 (shtatë)

Lloji i Pozitës: i Karrierës

Orët e Punës: 40 orë në javë Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës

Vendi i punës: Rr. Ahmet Krasniqi 210 (selia e Zyrës Kombëtare të Auditimit)

Qëllimi i vendit të punës: Lehtësimi i komunikimit efektiv për zyrtarët e ZKA-së përmes shkresave, dokumenteve dhe në të folur si dhe përkthimi dokumenteve të ndryshme të ZKA-së dhe dokumenteve që i adresohen Zyrës Kombëtare të

Auditimit I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime për realizimin e këtyre objektivave; 10%
  •  Ofron përkthime dhe interpretime gjuhësore për stafin e ZKA-së gjatë takimeve të ndryshme, intervistave, konferencave, etj.; 20%
  •  Përkthen shkresat, dokumentet e ndryshme të ZKA-së dhe shkresat, dokumenteve që i adresohen ZKA-së; 15%
  •  Bën përkthimin me shkrim të materialeve dhe dokumenteve si: rregulloret, ligjet, broshurat, raportet e mediave, komunikatat për shtyp, etj;15%
  •  Bën përkthim/interpretimin simulant në takimet zyrtare, konferenca, seminare e të ngjashme; 15%
  •  Ndihmon në përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë, për shkresat dhe dokumentet e përkthyera si dhe saktësinë e tyre me kuptim , gramatikës dhe sintaksës; 10%
  •  Mban bazën e të dhënave të informacioneve lidhur me përkthimet e bëra të të gjitha dokumenteve;10%
  •  Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet, 10%.

    Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
  •  Diploma universitare në drejtimet shoqërorë, 2 vite përvojë pune
  • Njohuri dhe përvojë në fushën përkthimeve të gjuhës angleze dhe anasjelltas
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

 

-Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Zyra Kombëtare e Auditimit/ Rr. Ahmet Krasniqi 210 Për informata të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Burimeve Njerëzore, tel: 038/606-004/1004 ose 038/606-004/1005, prej orës 08:00 – 16:00. Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditmit dhe tabelën e shpalljeve në gazetat ditore

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.” “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për këtë vend pune. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontakohen.

 

Shikime 1157
Kategoria Përkthim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC