Komuna e Podujevës

Inspektor i Mbrojtjes së Mjedisit

	 	 

Bazuar në Ligjin e Sherbimit Civil të Kosovës nr. 03/L - 149 të nenit 11 pika 1, si dhe të të Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Komuna e Podujevës mori vendim të rishpall: K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
Drejtoria e Inspeksionit

Titulli i vendit të punës: Inspektor i Mbrojtjes së Mjedisit

Numri i Referencës:RN00005119

Grada : 8

Koeficienti: 7

Lloji i pozitës : I karrierës, duke përfshirë periudhën provuese 1 (një) vjeçare Kategoria funksionale: Profesional 3

Përgjegjësia mbikëqyrëse: PO

Orari i punës : 40 orë në javë

Mbikëqyrësi : Udhëheqësi i Sektorit dhe Drejtori i Drejtorisë

Qëllimi i vendit të punës - Zbatimin e legjislacionit në funksion të mbrojtjes së ambientit.

Detyrat kryesore:

  • Inspektimin e të gjitha pronave, ndërtesave, instalimeve dhe pajisjeve të cilat i përkasin ose menaxhohen nga secili person juridik ose fizik e që konsiderohen të jenë relevante për shoqërinë njerëzore.
  • Inspektimi i Ndotjes se Ajrit, Ujit, Tokës të shkaktuara nga veprimtaritë industriale, urbane dhe rurale
  • Inspektimi në kontaminim, mbeturinave, materieve të rrezikshme dhe zonave të mbrojtura të natyrës, inspektimin duke zbatuar të drejtën për të inspektuar pa njoftim ose pëlqimin paraprak të pronarit, i cili menaxhon objektin e caktuar .
  • Bënë mbikëqyrjen e ujit, ajrit, tokës si çështje të ngritura ekologjike, duke kërkuar nga ndotësit potencial që patjetër të zbatojnë kërkesat mjedisore në pajtim me Ligjin.
  • Bënë mbikëqyrjen e eksploatimit të resurseve natyrore dhe ujore (nxjerrja e rërës nepër lumenj) nga aspekti i mbrojtjes së ambientit
  • Bënë mbikëqyrjen e punëve të seperacioneve, gurthyesve minjerave dhe makinave shpuese.
  • Jep pëlqime për eksploatim të resurseve natyrore, lejet ujore, jep pelqime mjedisore
  • Bënë mbikëqyrjen e zonave të mbrojtura të natyres dhe zonave me vlerë natyrore, ushtron fletëparaqitje për shkelje të dispozitave me të cilat bëhet kundervajtje

-Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare, Drejtimi Ekologji, drejtime të Mbrojtjes së Mjedisit, Biologji , 3 vite përvojë pune profesionale
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme; -Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

-INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Dokumentet e doemosdoshme që duhet ti bashkangjiten aplikacionit janë:

-Certifikatën e lindjes

-Kopjen e letërnjoftimit

-Diplomen e fakultetit te kryer të nivelit përkatës (fotokopje e vërtetuar)

-Dëshmitë për përvojë pune -Dëshminë se nuk jeni nën hetime

-Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (për arsye të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve kërkohet në fund të procedurës së rekrutimit vetëm nga kandidati më i suksesshëm)

-Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Data e shpalljes së Konkursit: 29.08.2019 deri më 12.09.2019 Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes në mjetet e informimit publik dhe në tabelën e shpalljeve Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës. Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Zyrën e Personelit, në këtë numër të telefonit 038/ 570 – 732 / lok.126.
Zyra e Personelit

Shikime 424
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Besianë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC