Ministria e Drejtësisë

Vozitës

	 	 

Prishtinë, 29/08/2019 - Bazuar në Ligjin e Punës me Nr. 03/L-212, Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Qarkoren Administrative 01/2014, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

KONKURS

I. DEPARTAMENTI PËR FINANCA DHE SHËRBIME TË PËRGJITHSHME

1. Pozita: Vozitës - 1 (një) vend pune

Referenca: MD/ DFSHP/ 29 - 08 - 01- 2019

Koeficienti: 5.5

I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron shërbime të vozitjes në bazë të rregullave të komunikacionit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e automjetit që përherë të jetë i gatshëm për përdorim;
  • Mbanë evidencën – shënimet për lëvizshmërinë e veturës;
  • Plotëson formularët lidhur me veturën zyrtare;
  • Mbledhë dokumentacionin dhe fletë-udhëtimet, si dhe të njëjtat i’a dorëzon përgjegjësit të transportit;
  • I dorëzon raportin me shkrim zyrtarit kompetent lidhur me shpenzimet dhe mirëmbajtjen;
  • Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e Nëpunësit Civil;
  • Ofron shërbime të vozitjes edhe për Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet, rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohë nga mbikëqyrësi;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të Divizionit.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diploma e Shkollës së mesme;
  • Patentë shoferi për kategorinë “B”, e obligueshme;
  • Një (1) vit përvoje pune;
  • Njohja e mire e gjuhëve në përdorim zyrtar në Republikën e Kosovës.

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 86, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 29.08.2019 gjerë më datën 12.09.2019që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 (katër) ditësh, Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

Shikime 1479
Kategoria Transport
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC