Komuna e Mitrovicës

Inspektor Sanitar

	 	 

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 22.4 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës dhe nenit 4.2 të Statutit të Komunës, Komuna e Mitrovicës së Jugut nxjerr këtë:


S H P A L L J E E R E K R U T I M I T

Institucioni :  Komuna e Mitrovicës së Jugu

Drejtoria: Inspeksionit

Titulli i vendit të punës: Inspektor Sanitar – INS/060

Kategoria funksionale/Grada: Profesional 3 – Grada 8 koeficienti aktual 6 )

Numri i referencës: JP00040182

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •   Inspektimi sanitar brenda territorit te komunës, si; objekteve industriale, ushqimore, tregtare-ushqimore;
  •  Higjienën e ushqimit me prejardhje jo shtazore dhe shtazore;
  •  Mbikëqyrjen e zbatueshmërisë ligjore në të gjitha fazat e zinxhirit ushqimor si; prodhimin, përpunimin, tregtimin, deponimin, distributimin;
  •  Ujin e pijshëm, aditivet, materialin ambalazhues dhe mbështjellës;
  •  Produktet e reja dhe te veçanta;
  •  Objektet Shëndetësore, hoteliere, sportive rekreative;
  •  Mjetet e transportit publik;
  •  Kryen edhe detyra tjera ne fushën përkatëse ne përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore te cilat kërkohen kohe pas kohe nga mbikëqyrësi. 
  • Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  •  Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
  •  Shkollimi i kërkuar: Diplome universitare në fakultetin e teknologjisë ushqimore, biokimi fakulteti i ambientit dhe mjedisit.
  •  Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: 3 (tre) vite përvojë pune profesionale; Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim; Shkathtësi ne caktimin e objektivave dhe planifikim te punës dhe detyrave tjera;
  • Njohuri profesionale, specifike në fushën përkatëse të punës të fituar përmes arsimimit universitar;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe aftësi për zgjedhjen e problemeve, që lidhen me vendin e punës;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacionet të programeve ( Word, Excel, Power Point, Internet).

Kohëzgjatja e emërimit:

Në punës i karrierës.
Data e mbylljes së konkursit:

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 10, në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i references, dhe ti bashkëngjiten këto dokumente: diploma mbi kualifikimin, kopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dëshmi mbi përvojën e punës; dhe certifikata që dëshmojnë njohuri nga fusha përkatëse. Dokumentet duhet të jenë në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028/531125.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët do të njoftohen përmes telefonit dhe e-mailit.

Shikime 985
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC