Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civi,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  Shpall:

K  O  N  K  U  R  S

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për përkthime

Departamenti; Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

Divizioni:  Shërbime të Përgjithshme                 

Orari i punës: Orar i plotë i punës

Koeficienti: 7

Raporton tek:Udhëheqësi i Divizionit

Lloji i pozitës: I/E karrierës

Mbikëqyrja e stafit:0

Referenca: IN/040

 Qëllimi i vendit të punës :

Ofrimi i shërbimit te përkthimit dhe interpretimit ne mbështetje te njësive organizative te Ministrisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkthim profesional i materialeve nga gjuha serbe në gjuhen  shqipe dhe anasjelltas;
  • Përkthim simultant nga gjuha  serbe  në shqip dhe anasjelltas, në takime të niveleve të ndryshme të ministrisë;
  • Shërbimet e përkthimit edhe gjatë ngjarjeve të ndryshme te organizuara nga MAPL; 
  • Mban evidencën e të gjitha  kopjeve te përkthimeve të dokumenteve dhe regjistrin e materialeve të përkthyera;
  • Këshillon në kohë për përfundimin e përafërt të kërkesave për përkthim të dokumenteve nëse i kërkohet ta bëjë këtë;
  • Kujdes i lartë dhe maturi të madhe për të ruajtur konfidencialitetin e të gjitha materialeve që lidhen me punën;
  • Përgatitja e raporteve periodike të punë ;
  • Kryen punë tjera me kërkesë të Udhëheqësit te divizionit;

 Kualifikimi dhe përvoja:

  • Duhet të ketë njohuri si përdoren pajisjet e përkthimit, të ketë njohuri mbi terminologjinë juridike si dhe të jetë i qartë gjatë komunikimit me të tjerët;
  • Duhet të ketë aftësinë për të përkthyer apo për të komunikuar në praninë e një numri të madh të njerëzve / para publikut;
  • Duhet të ketë shkathtësi dhe aftësi shumë të mira të komunikimit, si me gojë ashtu edhe me shkrim nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas;
  • Duhet të tregojë gatishmëri për të punuar me sa më pak mbikëqyrje;
  • Duhet të ketë aftësinë për caktimin e prioriteteve të punës si dhe të ketë shkathtësi shumë të mira për të menaxhuar me kohën në dispozicion;
  • Duhet të ketë shkathtësi dhe aftësi shumë të mira të komunikimit si me gojë ashtu edhe me shkrim si dhe aftësi të fuqishme ndër-personale;
  • Duhet të ketë aftësi për menaxhimin efikas të kohës në dispozicion si dhe të jetë i aftë për përmbushjen e të gjitha afateve të vëna kohore për kryerjen e detyrave të punës.
  • Diplomë universitare dhe se paku 2 vite pune si përkthyes

Aktet ligjore  dhe aktet nën –ligjore  që rregullojnë rekrutimin

Rekrutimin e nëpunësve civil e rregullon Ligji Nr. 03/L -149 Për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Rregullorja Nr.02/2010  Për Procedurat e Rekrutimit  në Shërbimin Civil .

Kohëzgjatja e emërimit

Kohëzgjatja e emërimit-punësimit është në përputhje me LSHCK Nr. 03/L-149,  në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese njëvjeqare.             

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën e Personelit të MAPL-së,  Kati XII -zyra 1203 , ndërtesa e ish-Rilindja, gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga ueb -Faqja e MAPL -së.

Kushtet per pjesëmarrje ne  rekrutim

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe Vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime etj, mund të dorëzohen drejtpërdrejtë në Zyrën e Personelit të MAPL-së dhe përmes postës.

“Shërbimi Civil i Koosvës ofron mundësi të barabarta të  punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”,

-“Komunitet jo- shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës”

-Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

-Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e Konkurimit

Procedura e konkurimit është e  jashtme  dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit  28.08.2019 -11.09.2019.

Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në ueb-Faqen e Ministrisë:

mapl.rks-gov.net

Për informata shtesë mund  të kontaktoni Zyrën e Personelit të MAPL-së, në telefonin: 038-200 35-568.

Shikime 818
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC