1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime  financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera  në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale  dhe mjedisore. 

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:  

K O N K U R S  

Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e për Teknologji Informative për zyren qendrore në Prishtinë: 

Përgjegjësitë:  

  • Diagnostikon dhe zgjidh probleme në sistem të TI-së, rrjet dhe gabimet në hardware / software dhe kontakton me ISP  (Internet Service Provider) në rast të problemeve.  
  • Teston funksionalitetin e invertoreve,baterive, pajisjeve ekzistuese dhe atyre te reja dhe i mirëmban. 
  • Evidenton lëvizjen e paisjeve te TI-së nga dega në zyrë qëndrore dhe anasjelltas, perfshire evidencen e pajisjeve jashtë  lokacionit si dhe mbane evidencen e paisjeve sipas degeve, karakteristikave dhe funksionalitetit, 
  • Viziton degët me qellim te mirembajtjes se rrjetit dhe pajisjeve;  
  • Mirembajtje e kompjuterëve dhe formatizimi i tyre, kryen të gjitha aktivitetet e instalimit dhe konfigurimit të sistemeve  operative dhe harduerike në kompjuter, si dhe mirëmbane printer, fotokopje, DVR, dhe paisjeve tjera të TI-së perfshire  pune teknike si nderrimi i tonereve, ndrrimi i baterive, etj.;  
  • Bën backup dhe restore të serverëve, router-ve, switch-ve dhe verifikon procesin e backup.

Sipas nevojes zevendeson administratorin e sistemit per detyrat si ne vijim:  

  • Menaxhon, monitoron dhe mirëmban punen e serverave, paisjes firewall-fortigate, domain-it dhe rrjetit dhe bën  ruajtjen e të dhënave.  
  • Ben mbështetje teknike lidhur me shfrytëzimin e aplikacioneve te perdorura për kredi dhe kontabilitet për zyrën  qendrore dhe degët e KRK-se  
  • Merret me menaxhimin e llogarive të shfrytëzuesve dhe kompjuterëve në active directory dhe exchange,  Siguron qe te merren masat e duhura per te parandaluar kercnimet kibernetike dhe kujdeset per sigurine kibernetike ne  pergjithesi,  
  • Monitoron dhe teston Disaster Recovery Center ( Qenderen Rezerve per Rimekembje) si dhe mbeshtet procesin e  testimit te funksioanlitetit te DRC dhe funksionalizimin e sitemit.  
  • Detyra te tjera te nderlidhura me poziten. 

Kushtet e kërkuara:  

  • Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike dhe teknologji informative apo kualifikim ekuivalente profesional (e  preferueshme).  
  • Pervoj pune në pozitë të ngjajshme, në administrimin e sistemeve, rrjetave apo te ngjajshme (e preferueshme). 
  • Certifikime relevante qe nderlidhen me poziten (e preferueshme)  
  • Njohuri në administrimin e parimeve dhe praktikave te sigurise se sistemeve dhe rrjetave,  
  • Njohuri ne identifikimin e problemeve ne rrjete, njohje te mjeteve monitoruese dhe teknikave troubleshooting, 
  • Njohuri te teknikave te virtualizimit ( VMware, Hyper-V).  
  • Shkathtesi shume të mira analitike, per zgjidhje te problemeve dhe te komunikimit.  
  • Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip.  
  • Njohuri te mire te gjuhes angleze.  
  • Patent shofer (kategoria B)  

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 10.07.2024 deri me dt. 16.07.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes butonit 'Apliko Këtu'.

 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.  

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen. Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës. 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 16/07/24 (2 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet