1
PREMIUM

Kërkesë për marrjen me qira të zyrave për nevojat e institucionit mikrofinanciar KosInvest

Ruaj
KosInvest
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KËRKESË PËR MARRJEN ME QIRA TË ZYRAVE PËR NEVOJAT E INSTITUCIONIT MIKROFINANCIAR KOSINVEST

Institucioni Mikrofinanciar KosInvest, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), është në kërkim të zgjerimit të rrjetit të saj edhe në dy qytete të tjera dhe njofton të gjithë të interesuarit se kërkon zyre për qiramarrje përmes procedurës së tenderimit si në vijim:

Kriteret Ligjore që Duhet të Plotësojnë Ofertuesit:

  1. Të jenë titullarë të ligjshëm të pronës, të vërtetuar me certifikatë pronësie të lëshuar nga organet kompetente.
  2. Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestrim dhe është e lirë nga çdo barrë hipotekore apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga organet kompetente.
  3. Vetëdeklarim që ofertuesi nuk është në konflikt interesi me Institucionin Mikrofinanciar KosInvest.
  4. Ofertë me shkrim e çmimit të qirasë së ambienteve në muaj (veç kërkesave të tjera, oferta të jetë e nënshkruar nga pronari i ambientit dhe të përmbajë të dhënat si në vijim):
    • Emri dhe mbiemri i pronarit apo i subjektit
    • Përshkrimi i ambientit dhe fotografi
    • Sipërfaqja totale në m²
    • Çmimi në bruto (në Euro)
    • Nëse është subjekt tregtar, edhe TVSH

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme) që plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe kërkesat e përcaktuara në njoftimin për marrjen e ambienteve me qira për zyra, për punonjësit e Institucionit Mikrofinanciar KosInvest.

Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Kërkesat Specifike të Ambienteve Objekt Qiramarrjeje:

  1. Ambient për zyra me sipërfaqe totale të përcaktuar në këtë kërkesë, ku duhet të përfshijë të paktën 2 ambiente për zyra dhe 1 tualet (të kompletuar me pajisjet hidrosanitare dhe pajisjet për ujë të ngrohtë).
  2. Ambientet duhet të kenë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe të jenë të pajisur me matës të dedikuar të ujit dhe energjisë elektrike.
  3. Ambientet duhet të kenë sistem kondicionimi, të instaluar dhe plotësisht funksional.
  4. Ambientet duhet të kenë rrjetin e prizave të energjisë elektrike për çdo post pune.
  5. Ambientet duhet të jenë të përfunduara me dyer, dritare, të lyera dhe të gatshme për t’u shfrytëzuar nga qiramarësi.
  6. Ambientet duhet të jenë bosh dhe të lira; dorëzimi i objektit do të bëhet brenda 10 ditëve pune nga njoftimi për lidhje kontrate.
  7. Ofertuesi duhet të përcaktojë çmimin (oferten monetare), vlerën mujore të qirasë, duke përfshirë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
  8. Pagesa e qirasë do të bëhet çdo muaj në llogarinë në euro të qiradhënësit, brenda afatit kohor që palët do të bien dakord në kontratën me shkrim, kundrejt lëshimit të faturës tatimore elektronike për subjektet tregtare.
  9. Në rast se qiradhënësi është individ dhe nuk mund të lëshojë faturë tatimore, pagesa e detyrimeve do të kryhet nga Institucioni Mikrofinanciar KosInvest, në përputhje me legjislacionin në fuqi për taksat dhe shuma e detyrimeve do t'i zbritet qiradhënësit nga vlera e qirasë.
  10. Afati i kontratës së qiradhënies të jetë 3+3 vite me të drejtë vazhdimi. Afati do të përcaktohet gjithmonë në pajtim të dy palëve, të cilat e njoftojnë njëra-tjetrën me shkrim, 90 ditë para mbarimit të kontratës.
  11. Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike, ujit, mbeturinave dhe internetit gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës së qirasë do të përmbushen nga Institucioni Mikrofinanciar KosInvest.

Parashtrimi i Dokumenteve dhe Ofertës së Qirasë së Zyreve:

Dorëzimi i dokumenteve dhe ofertës ekonomike duhet të bëhet deri më 19 Korrik 2024, ora 15:30, me postë ose dorazi pranë Institucionit Mikrofinanciar KosInvest, në ndonjë prej adresave të poshtëshënuara:

  • Prishtinë - Adresa: Suteren, Llamella D, Arberia 3, Nr. 01, 02, 03.
  • Viti - Adresa: Sheshi “Adem Jashari”
  • Klinë - Adresa: “Lidhja e Prizrenit”

Për çdo komunikim apo sqarim, ofertuesit mund të shkruajnë në adresën elektronike: procurement_kosinvest@visionfund.org ose të telefonojnë në numrin: 038 240 664.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet