Komuna e Pejës

Sekretar/e i/e Ndërmarrjes

	 	 

Ndërmarrja Publike Lokale ”Stacioni i Autobusave” Sh.A. nё Pejё

Në bazë të dispozitave të nenit 16 paragrafi 2, neni 21 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/2008), respektivisht Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), dhe nenit 14 të Statutit të N.P.L.

“Stacioni i Autobusave” Sh.A. në Pejë (miratuar në Asamblenë Komunale mё datё 07 prill 2015, nr. 752-7477), Bordi i Drejtorëve tё N.P.L. “Stacioni i Autobusave” Sh.A. në Pejë, në mbledhjen nr. 3 të mbajtur më 19 korrik 2019, mori vendim për të shpallur këtë:

Konkurs

Titulli i pozitës: Sekretar/e i/e Ndërmarrjes- një (1) pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Sekretari i Ndërmarrjes shërben si sekretar i Bordit të Drejtorëve dhe është pikë qëndrore e Komunikimit me Komisionin Komunal tё Aksionarëve mbi funksionimin e Qeverisjes korporative.

Përgjegjësitë kryesore janë:

• Tё sigurohet qё përcillen procedurat e Bordit, ku bёjnё pjesё organizimi i takimeve tё Bordit, komiteteve tё Bordit dhe aksionarëve;

• Tё mbajë procesverbalin e takimeve dhe tё shpërndajë ato procesverbale tek drejtorët dhe Komisioni Komunal i Aksionarëve;

• Sekretari do të mbaj procesverbalin e secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit (nëse nuk kërkohet ndryshe nga kryesuesi i tyre), dhe do t’i shënoj ato në librin e protokollit;

• Vepron si agjent i ndërmarrjes per pranimin e njoftimeve, të bëjë sigurimin e rrjedhjes sё mirё tё informatave brenda Bordit dhe komiteteve tё tij dhe nё mes tё Bordit dhe menaxherëve tё lart tё Ndërmarrjes;

• Mirëmbajë regjistrin e të dhënave të ndërmarrjes;

• Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse siç mund të kërkohet me ligjin për ndërmarrjet publike ose nga statuti i ndërmarrjes;

• Mbikëqyrë mirëmbajtjen e duhur dhe përditësimin e rregullt të web-faqes të ndërmarrjes; • Koordinon me KE përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve.

• Të menaxhoj dokumentet, kontratat e punëtorëve, përshkrimin e vendeve të punës dhe ta përfaqësoj Ndërmarrjen/Shoqërinë aksionare, në kontestet gjyqësore dhe të tjera.

• Te raportoj nё baza mujore, tremujore e vjetore pёr punen e vet tek Bordi i Drejtorёve dhe i njёjti raport shkon edhe tek KE si pjesë pёrbërse e raportit pёrmbledhёs tё NP-sё.

• Tё merret me regjistrimin zyrtar tё ndryshimeve tё cilat kërkohen sipas ligjit tё regjistrohen nё regjistrin e Kosovёs për shoqëritë tregtare dhe emrat tregtar;

• Të ruajë vulën e Ndërmarrjes dhe kur kërkohet vulosja e ndonjë dokumenti të nënshkruar nga një nënshkrues i autorizuar;

• Tё merret me çështjet e tjera tё qeverisjes korporative sipas nevojës;

Kualifikimet dhe aftësitë:

• Jurist i diplomuar;

•Tri (3) vite përvojë profesionale nga fusha e qeverisjes korporative ose tё drejtës sё shoqërive tregtare.

Komuna e Pejës / Opština Peć / Municipality of Peja N.P.L.”Stacioni i Autobusave” Sh.A. në Pejë J.L.P.“Autobuska Stanica” A.D. u Peći
• Titulli i pozitës: Zyrtar/e Kryesor Financiar dhe të Thesarit një (1) pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit, do të menaxhojë nën drejtimin dhe mbikqyrjen e Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv çështjet financiare të Ndёrmarrjes.

Përgjegjësitë kryesore janë:

•Të përgadis llogaritë e kompanisë të azhurnuara me kohë dhe saktësi;

•Të bëjë kontrollin e brendshëm financiar duke përfshirë pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore;

•Të monitoroj llogaritë e pagueshme-arkëtueshme;

•Të koordinoj pagesën e faturave dhe blerjeve;

•Të rishikojë shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e Ndёrmarrjes dhe buxhetin para pagesës së tyre;

•Të përgatisë të dhënat e ndёrmarrjes për auditim në fund te vitit; •Të përgatisë buxhetin dhe ti ofroj për aprovim Bordit të Drejtorëve të Ndёrmarrjes;

•Të ketë vendosmëri, shkathtësi dhe të jetë në gjendje të punojë në punë ekipore;

•Të kryejë ҫfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Bordi i Drejtorëve dhe Kryeshefi Ekzekutiv.

Kualifikimet dhe aftësitë:

•Diplomë universitare nga fusha e ekonomisë; •Tri (3) vite përvojë profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit.

• Titulli i pozitës: Zyrtar/e i/e Auditimit tё Brendshёm- një (1) pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Komisionit të Auditimit dhe duke i raportuar ekskluzivisht atij, Zyrtari i Auditimit të Brendshëm të Ndërmarrjes do të jetë përgjegjës për:

•Udhëheqjen, menaxhimin dhe organizimin e brendshëm të Zyrës së Auditimit;

•Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm;

•Përpilimin e procedurave tё auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transaksionet e NP-sё, komform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të NP-sё, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;

•Auditimi i planeve investive dhe financiare të NP-sё, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;

•Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohen me ligj;

•Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP-sё si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit;

•Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin nga NP-ja, të gjitha Ligjeve të aplikueshme në Republikёn e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe ti siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;

•Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qёllim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP-sё, duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten nё mënyrë të rregullt;

•Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;

•Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Komiteti i Auditimit;

•Përmbushё çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e Komisionit të Auditimit.

Kualifikimet dhe aftësitë:

• Diplomë universitare;

•Të ketë njohuri nga lemia e financave, kontabilitetit dhe sistemit tё kontrollave tё brendshme;

•Të posedoj aftësi analitike dhe vemendje pёr detaje, analizё tё risqeve;

•Tё ketё aftesi menaxhuese dhe organizative;

• Tri (3) vite përvojë profesionale në fushën Auditimit

•Të jetë i certifikuar nё auditim.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E ZYRTARËVE TË LARTË

•Ti plotësojë kushtet e kualifikimit sipas Nenit 17.1;

•Ti plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l);

•Ta kenë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë;

•Nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muaj para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të ndёrmarrjes gjegjëse.

Kompenzimi i i Zyrtarëve të NPL “Stacioni i Autobusave” Sh.A. nё Pejё:

Kompenzimi do të bëhet në bazë të nenit 22 të Ligjit për Ndërmarrje Publike.

Informatë e përgjithshme për kandidatët lidhur me procedurat e konkurimit

 Kandidati/ja duhet të jetë para se gjithash shtetas/e i/e Republikës së Kosovës, të ketë reputacion pozitiv profesional dhe integritet moral si dhe të mos ketë qenë i/e dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve. Kërkohen aftësi të shkëlqyera ndër personale.

Aftësi të shkëlqyera me gojë dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe/ose serbe.

Aftësi pune në programin e pakos së Ms Office, përdorimi i internetit dhe postës elektronike i dëshirueshëm.

Kandidatët për pozitat e lartrëcekura, kёrkesёs për aplikim duhet ti bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë:

• CV-në;

• Letër motivimin;

• Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);

• Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata e përvojës së punës, certifikata të tjera mbi trajnime, dy rekomandime etj);

• Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) mbi pagesen e kontributëve pensionale;

• Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime, jo me te vjeter se 3 (tre) muaj nga data e shpalljes se konkursit,

• Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Aplikuesi duhet të përgatisë deklaratën nën betim, në të cilin deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit; pavarësinë dhe përgatitjen profesionale.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër përmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit nga data 19.08.2019 dhe mbyllet me 17.09.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të mirren në shqyrtim. Do të kontaktohen vetëm kandidatet e përzgjedhur për listën e ngushtë.

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura, kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.

Dokumentacionet duhet të jenë në pliko (zarf) të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e N.P.L. “Stacioni i Autobusave” Sh.A. nё Pejё, Rr. Adem Jashari, p.n. Testi me shkrim dhe intervista do te mbahen pas perfundimit të afatit për aplikim, ndersa N.P.L. “Stacioni i Autobusave” Sh.A. mbane te drejten e formimit te listes se shkurtuar me kandidat. Në rast të ndonjё pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në nr.tel.: 039 434 164, apo permes email stautobusavepeje@gmail.com


Bordi i Drejtorëve N.P.L.”Stacioni i Autobusave” Sh.A. nё Pejë

 

 

Shikime 1007
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC