1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KosInvest hap konkurs pune për: Asistent/e i/e Degës për Rajonin e Pejës dhe Gjilanit 

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.  

KosInvest, duke qenë në fazë të rritjes, së shpejti do të hapë degët në Rajonin e Pejës dhe Gjilanit, si lokacione strategjike për të ofruar një shërbim të shpejtë dhe efektiv ndaj klientëve tanë. Andaj, KosInvest shpall konkursin si në vijim: 

Asistent/e i/e Degës për Rajonin në Pejë dhe në Gjilan duhet të plotësoj kriteret:  

  • Përvoja e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku një (1) vjeçare; Kërkohet të kontriboj në një mjedis pozitiv të zyrës, duke ofruar shërbime miqësore dhe informative për klientët, vizitorët dhe stafin;
  • Asistoj lidhur me produketet e KosInvest dhe lidhur me procesin e kredidhënjes;
  • Përgjegjëse për dhënien e informatave përkatëse dhe dokumentacioneve tek klientët;
  • Asistoj në procesin e shpërndarjes së kredisë;
  • Asistoj në mbajtjen e dosjeve të kredisë, dhe sistemimi i tyre;
  • Kërkohet që asistenti/ja të ketë aftësi komunikuese, aftësi për të trajtuar njëkohësisht detyra të shumta, si dhe të marrë instruksione nga individë të shumtë në të njëjtën kohë; 
  • Pozita kërkon bashkëpunim të ngushtë me stafin e degës dhe me zyrën qendrore. 

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 19 Korrik 2024.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet