Star Hill

Recepsionist/e, Kamarier/e, Mirëmbajtës/e, Barist/e, Kuzhinier/e, Ndihmës Kuzhinier/e, Portier/e

	 	 

STAR HILL HOTEL

Nëse keni ëndërruar gjithmonë që të jeni pjesë e një prej industrive në rritje, pëlqeni të punoni me njerëz të shkëlqyeshëm, të keni mundësi krijuese dhe perspektivë të shkëlqyer të karrierës, kjo është puna juaj ideale!

Hoteli më i ri dhe prestigjioz në Prishtinë "Star Hill Hotel" po hap dyert për anëtarë të rinj të ekipit. Vizioni ynë është që të bëhemi hoteli më i përzgjedhur me 4 yje ne Prishtinë duke ofruar eksperiencë unike dhe të paharrueshme të mikpritjes për mysafirët tanë. Për këtë aryse, dëshirojmë që ju të jeni pjesë e jona!

Ne vlerësojmë shumë ndërtimin ekipor dhe punën në ekip pasi synojmë krijimin e një mjedisi pozitiv të punës që inkurajon besnikëri, angazhim dhe motivim.

Ne përcaktojmë stilin tonë të shërbimit sipas shprehjes:

"Ylli je ti"

Një eksperiencë e shkëlqyer për mysafirin mundësohet nga anëtarët e ekipit të cilët i përkushtohen punës së tyre. Megjithatë, një eksperiencë e paharruar mundësohet nga Yjet e hotelierisë dhe mikpritjes.

Bëhuni Yll duke u bashkuar me ekipin tonë sot!

Përshkrim i detyrave së Recepsionistes/Recepsionistit

Ne po kërkojmë një recepsionist/e të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të ri. Në këtë pozicion, ju do të luani rol kryesor në komunikim me mysafirët tanë. Ju duhet të ndiheni në rehati gjatë kryerjes së detyrave si regjistrimi i mysafirëve në sistemin kompjuterik, përgjigja në telefon, dhe organizimi i dokumenteve ndër të tjera. Besueshmëria, një etikë e fortë për punë, aftësitë e komunikimit si dhe njohja e procedurave të nevojshme administrative janë domosdoshmëri për të kryer punën me sukses.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përshëndetni mysafirët dhe mbani një atmosferë pozitive pune me kolegët tuaj
  • Regjistrimi i mysafirëve në dhomat e tyre të caktuara
  • Promovimi i shërbimeve hoteliere
  • Parashikimi dhe akomodimi i kërkesave të mysafirëve
  • Përgjigjuni në telefon, merrni mesazhe dhe referoni thirrjet në zyret e duhura
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e skedarëve dhe regjistrimeve
  • Mbikqyrja e postës hyrëse dhe dalëse
  • Trajtimi i pagesave me para
  • Operimi i pajisjeve të zyrës (fotokopja, printerët, etj)
  • Mirëmbajtja e një zone të pastër pune

Kushtet:

  • Diploma e shkollës së mesme (kërkesë minimale)
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (gjuhët tjera do të jenë në avantazhin tuaj poashtu)
  • Njohuri rreth qytetit të Prishtinës (pikat kryesore të interesit, transporti, rekomandime të ndryshme për restorane dhe kafene, etj.)
  • Përvojë e suksesshme në recepsion ose në pozitë të ngjajshme
  • Njohuri të forta pune për procedurat e zyrës dhe parimet themelore të kontabilitetit
  • Aftësia për të përdorur dhe mirëmbajtur në mënyrë efektive pajisjet e zyrës
  • Njohuri të Microsoft Office
  • Fleksibiliteti sa i përket orarit të punës dhe detyrave

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera organizative
  • Pozitiviteti dhe motivimi
  • Puna në ekip
  • Mirëkuptimi ndaj mysafirëve dhe anëtarëve të tjerë të ekipit
  • Menaxhimi i detyrave të ndryshme në të njëjtën kohë

Përshkrim i detyrave së Kamerierit/Kamerieres së Mëngjesit

Si kamerier/e e Mëngjesit, ju jeni kryesisht përgjegjës për vendosjen, mirëmbajtjen dhe pastrimin e byfesë së mëngjesit. Me një mbikqyrje minimale, siguroni një shërbim të këndshëm për mysafirët duke i mirëpritur me buzëqeshje dhe duke plotësuar nevojat e tyre gjatë kohës që janë aty.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mirëseardhja dhe ofrimi i shërbimit të personalizuar për të gjithë mysafirët
  • Ndihmimi i mysafirëve në zgjedhjen e tavolinës, servimi i kafesë, pastrimi i tavolinave dhe pastrimi i rregullt i byfesë
  • Akomodimi i kërkesave të mysafirëve
  • Njohuria e artikujve të menu-së së restoranit
  • Duhet të dini informata të përgjithshme për hotelin, shërbimet e ofruara, orarin e punës, vendndodhjet e ndryshme, etj.
  • Pëgatitja dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e zonës së punës dhe furnizimi adekuat i ushqimeve të servuara
  • Sigurohuni që artikujt e mëngjesit plotësohen vazhdimisht dhe paraqiten në mënyrë tërheqëse
  • Vendosja dhe rregullimi i ushqimit të ftohtë (p.sh. kekët e mëngjesit, drithërat, etj) për vetë-shërbim
  • Fshirja e derdhjeve, ruajtja e pastërtisë të të gjitha pajisjeve dhe hapësirës së banakut gjatë ndërrimit
  • Inspektoni pastërtinë dhe prezantimin e të gjitha pjatave dhe setit të ngrënies (thikë, pirun, lugë, gotë, etj.) përpara përdorimit
  • Ndihmoni me detyrat përmbyllëse, përfshirë ruajtjen e të gjitha mallrave të ripërdorshme, pastrimin e pajisjeve si dhe kthimin e tyre në vendet e duhura
  • Punoni si anëtar i ekipit në aspekte të tilla si: pastrimi, punët anësore, përgatitja dhe ruajtja e ushqimit
  • Mbyllni ndërrimin duke pastruar dhe rivendosur furnizimet për ditën tjetër
  • Sigurohuni që mysafirët të shërbehen me produkte të cilësisë së lartë
  • Mbani gjithëmonë qëndrim mikpritës

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Sjellje miqësore dhe profesionale
  • Kryerja e detyrave të ndryshme në të njëjtën kohë
  • Njohuri të mira mbi shërbimin e ushqimit dhe pijeve
  • Njohuri adekuate të gjuhës angleze
  • Diplomë të shkollës së mesme (kërkesë minimale)
  • Aftësi në punën me kompjuter (softveri për inventar dhe sistemi i Pikës së Shitjes)

Përshkrimi i detyrave të Mirëmbajtëses

Mirëmbajtësja është përgjegjëse për pastërtinë e dhomave të mysafirëve dhe zonave të tjera të hotelit. Nëse ekipi i mirëmbajtjes së hotelit është i mirë, reputacioni i tij konsiderohet gjithëmonë i mirë.

Puna e mirëmbajtëses së hotelit është e shumëfishtë. Ato duhet të bashkojnë shërbimin e mirë ndaj klientit me shërbime të jashtëzakonshme shtëpiake në një përpjekje për t’i mbajtur të lumtur mysafirët dhe për të siguruar mundësi të përsëritura të biznesit. Kryerja e detyrave duhet të bëhet në mënyrë të hollësishme dhe të shpejtë.

Duhet të zotëroni shkathtësi fizike dhe aftësi për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë. Kërkesa shtesë përfshijnë njohurinë për përzierjen dhe përdorimin e produkteve të pastrimit në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme, dhe sigurimin që shërbimet e lavanderisë janë të koordinuara ashtu si duhet për secilin mysafir.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e detyrave të pastrimit (duke përfshirë pastrimin e dyshemesë në dhomat e mysafirëve, zyret, korridoret dhe zonat e pritjes)
  • Pastrimi i pluhurit dhe lustrimi i mobiljeve në dhoma dhe zonat e prijes (përfshirë dritat dhe llambadarët)
  • Pastrimi i qilimave dhe zonave tjera me produktet e caktuara (sipas udhëzimeve të dhëna)
  • Larja dhe pastrimi i banjove dhe furnizimi i tyre (me sapun, shampon, letër higjienike dhe peshqirë)
  • Përzierja e agjentëve të pastrimit në proporcion të përshtatshëm dhe përdorimi i tyre në mënyrë të sigurt
  • Zbrazja e shportave të mbeturinave në vendet e caktuara
  • Mirëmbajtja e inventarit për pastrim sipas rregullave
  • Pranimi i ankesave dhe sugjerimeve në mënyrë të këndshme dhe adresimi i tyre sipas protokollit

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Sjellje miqësore dhe profesionale
  • Kryerja e detyrave të ndryshme në të njëjtën kohë
  • Njohuri të mira sa i përket mirëmbajtjes

Përshkrimi i detyrave së Recepsionistit/es të Spa-së

Spa e Star Hill Hotel ka për qëllim ofrimin e shërbimeve relaksuese për klientët. Recepsionisti/ja i Spa-së luan një rol parësor në ofrimin e një përvoje cilësore. Recepsionisti/ja e Spa-së ka për detyrë regjistrimin e klientëve dhe mirëmbajtjen e Spa-së. Përshëndetja e mysafirëve si dhe parashikimi dhe plotësimi i kërkesave dhe nevojave të tyre është detyrë kryesore.

Recepsionisti/ja e Spa-së është përgjegjës për përgjigjen në telefon, transferimin e thirrjeve, marrjen e mesazheve të sakta, përshëndetjen e klientëve, arkëtimin, dhe caktimin e takimeve. Përgjegjësi të tjera përfshijnë njoftimin e anëtarëve të ekipit për rezervime apo anulime nga ana e klientëve ose ardhjen e ndonjë vizitori të paplanifikuar.

Detyra të tjera përfshijnë detyra të lehta administrative dhe klerike (si p.sh. regjishtrimi i të dhënave të mysafirëve, përgatitja e letrave dhe dokumenteve përkatëse, etj.)

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Diplomë e shkollës së mesme (kërkesë minimale)
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Përvojë në recepsion ose në pozitë të ngjajshme
  • Profesionalizëm dhe aftësi të forta në komunikim me mysafirët
  • Pozitivitet dhe motivim për për t’u shërbyer mysafirëve

Përshkrimi i detyrave së Baristit/Baristes

Ne jemi në kërkim të një Baristi/e të sjellshëm dhe të apasionuar pas përgatitjes së pijeve. Baristi/ja ka për detyrë të përshëndesë mysafirët në mënyrë të ngrohtë, t’u përgjigjet pyetjeve të tyre, të marrë porosi, të pranojë pagesa dhe të shërbejë pije dhe ushqime. Ju gjithashtu duhet të mirëmbani një hapësirë pune të pastër dhe të pajisur në mënyrë adekuate. Ju duhet të jeni të motivuar të zgjeroni vazhdimisht njohuritë tuaja për cilësinë e pijeve, metodat e përgatitjes dhe prezantimit të tyre.

Për të pasur sukses si barist/e, ju duhet të jeni të përkushtuar t’u ofroni mysafirëve një shërbim të shkëlqyeshëm. Ju duhet të jeni pozitiv, miqësor, të ditur dhe të sjellshëm.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëseardhja e mysafirëve, informimi i tyre për ofertat speciale ose pijet e reja, përgjigja e pyetjeve dhe pranimi i porosive dhe pagesave
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e zonës së punës, zbrazja e mbeturinave dhe dezinfektimi i pajisjeve
  • Mësimi në lidhje me metodat e pirjes, përzierjet e pijeve, teknikat e prezantimit dhe cilësisë
  • Puna në ekip me energji pozitive
  • Respektimi i të gjitha rregullave të sigurisë ushqimore dhe kontrollit të cilësisë

Kushtet:

  • Diplomë e shkollës së mesme (kërkesë minimale)
  • Eksperiencë në përgatitjen e pijeve dhe shërbimit të personalizuar të mysafirëve
  • Aftësia për të qëndruar në këmbë për kohë të gjatë
  • Disponueshmëria për të punuar rreth orëve me qarkullim të lartë, përfshirë mëngjeset e hershme, netët, fundjavat, dhe pushimet

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Eksperiencë në përgatitjen e pijeve dhe shërbimit të personalizuar të mysafirëve
  • Aftësi të jashtëzakonshme dëgjimi dhe komunikimi
  • Angazhim për kënaqësinë e mysafirit dhe përsosmërinë e shërbimit
  • Gatishmëri për të punuar si pjesë e ekipit me energji të lartë dhe efikase

Përshkrim i detyrave së Kuzhinierit/Kuzhinieres

Ne jemi duke kërkuar një Kuzhinier/Kuzhiniere me përvojë dhe të kualifikuar në organizimin e aktiviteteve të kuzhinës. Ju do të jeni i pari në komandë dhe do të inspektoni pjatat para se të arrijnë te klientët duke siguruar cilësi dhe kënaqësi të lartë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrolloni dhe drejtoni procesin e përgatitjes së ushqimit dhe aktiviteteve të ndërlidhura
  • Ndërtoni menu-në e restoranit me ide të reja duke siguruar cilësinë e servimeve në të njëjtën kohë
  • Miratoni dhe “lustroni” pjatat para se të arrijnë te klienti
  • Planifikoni porosi të pajisjeve ose përbërësve sipas nevojave të identifikuara
  • Organizoni riparime kur është e nevojshme
  • Të merrni përgjegjësi për punësimin, menaxhimin dhe trajnimin e stafit të kuzhinës
  • Zbatoni standardet e sigurisë në lidhje me ushqim dhe pije

Kushtet:

  • Përvojë si kryekuzhinier
  • Përvojë në menaxhimin e kuzhinës, në ndarjen e përgjegjësive dhe monitorimin e progresit të anëtarëve të ekipit të kuzhinës
  • Njohuri me procedurat e optimizuara në kuzhinë
  • Kredenciale në zbatimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në kuzhinë
  • Diplomë apo çertifikim në shkencën e kuzhinës

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Aftësi të jashtëzakonshme dëgjimi dhe komunikimi
  • Angazhim për kënaqësinë e mysafirit dhe përsosmërinë e shërbimit
  • Gatishmëri për të punuar si pjesë e ekipit me energji pozitive dhe efikase

Përshkrim i detyrave së Ndihmës-Kuzhinierit/Kuzhinieres

Ne jemi duke kërkuar një Ndihmës Kuzhinier/Kuzhiniere me përvojë në mirëmbajtjen e kuzhinës. Ju do të jeni pjesë e ekipit të kuzhinës, dhe së bashku me kuzhinierin do të keni përgjegjësinë e shërbimit kualitativ ndaj klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pastrimi i tavolinave të punës, mureve, frigoriferëve dhe blloqeve të mishit
  • Ndarja dhe largimi i plehrave dhe vendosja e tyre në vendin e caktuar
  • Larja e enëve, tiganëve dhe pajisjeve të ndryshme të kuzhinës
  • Lustrimi i argjendit (thikë, pirunj, etj.)
  • Parapregaditja e tavolinave për mëngjes dhe bankete të ndryshme
  • Mirëmbajtja e rendit në kuzhinë; pastrimi i dyshemesë
  • Ndihmimi në përgatitjen e ushqimeve të ndryshme sipas udhëzimeve të kuzhinierit

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Aftësi të jashtëzakonshme dëgjimi dhe komunikimi
  • Angazhim për kënaqësinë e mysafirit dhe përsosmërinë e shërbimit
  • Gatishmëri për të punuar si pjesë e ekipit me energji pozitive dhe efikase

Përshkrimi i Detyrave të Portierit/es

Funksioni i pozitës së Portierit/es në Star Hill Hotel është të bashkëpunojë me stafin e Recepsionit, Menaxhmentin dhe departamentet e tjera të hotelit në ofrimin e ndihmës së mysafirëve me bagazhe, transport dhe nevoja të ndryshme. Shpesh, personi i pare dhe i fundit që një mysafir sheh ndërsa qëndron në hotel është pikërisht Portieri/ja. Kujdesi dhe vëmendja që shkon me këtë pozicion është thelbësor për suksesin e një hoteli pasi këto përcjellin një mesazh të rëndësishëm tek mysafirët e hotelit në lidhje me angazhimin e pronës për shërbimin.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përshëndetni mysafirët në një mënyrë miqësore dhe ofroni ndihmë me bagazhe
  • Trajtimi i bagazheve të mysafirëve të ardhur në grupe
  • Jini të vetëdijshëm për restorane dhe pika interesi lokale dhe bëni rekomandime për mysafirët
  • Detyra të tjera (p.sh. organizimi i sallës së konferencës përpara përdorimit)

Kualifikimet:

  • Preferohet përvoja në mikpritjen e mysafirëve në hotel apo prona të ngjajshme
  • Duhet të keni një patentë shoferi
  • Aftësi të forta komunikimi (poashtu edhe në gjuhën angleze)
  • Aftësi për të punuar në një mjedis me shumë detyra
  • Aftësi të forta ndaj shërbimit ndaj klientit
  • Aftësi për të punuar të gjitha ndërrimet, përfshirë fundjavat, mbrëmjet dhe pushimet

Nëse i plotësoni kushtet që kërkohen dhe bëni pjesë në njërën nga kategoritë dërgoni CV-në  tuaj  në  e-mail adresën: info@star-hill.com. Konkursi mbetet i hapur deri më: 22.09.2019. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e zgjedhur për intervistë.

Shikime 4730
Kategoria Hoteleri
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC