1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita                             Menaxher i Linjës / Specialist i Marrëdhënieve për Mikro dhe NVM
Lokacioni                       Dega Prizren
Data e Hapjes                03.07.2024
Data e Mbylljes             14.07.2024

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për bërjen e biznesit për segmentin Mikro dhe NVM, duke u siguruar në kualitetin e bizneseve që banka krijon në bashkëpunim si dhe në profitabilitetin nga shfrytzimi i produkteve dhe shërbimeve bankare.
  • Analizon në detaje kërkesat dhe nevojat e klientit për segmentin Mikro dhe NVM për shërbime dhe produkte bankare duke u siguruar për një zgjedhje të qëndrueshme financiare.
  • Të analizojë në faza të hershme potencialin kreditor të klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e njësisë.
  • Analizon potencialin biznesor për segmentin Mikro dhe NVM në regjionin në të cilin operon duke përfshirë faktorët të cilët ndikojnë në realizimin e objektivave si konkurenca dhe faktorë të tjerë.
  • Të ndjekë zhvillimet e biznesit për segmentin Mikro dhe NVM në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
  • Planifikon strategji për rritjen e numrit të klientëve të rinjë për segmentin Mikro dhe NVM, si dhe zgjërimin e bashkpunimit me klientët ekzistues.
  • Organizon databazë e cila është e përditësuar për bizneset që operojnë për segmentin Mikro dhe NVM në regjionin ku vepron Dega.
  • Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
  • Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
  • Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta.
  • Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
  • Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit Mikro dhe NVM në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.

Kualifikimet:

  • Diplomë Baçellor në Ekonomi/Administrim Biznesi/Menaxhment,
  • Për poziten Menaxher i Linjës preferohet përvojë pune së paku katër vite si analist kreditor për segmentin Mikro dhe NVM, ndërsa për poziten Specialist preferohet përvojë pune së paku dy vite si analist kreditor për segmentin Mikro dhe NVM,
  • Njohuri të mira në analiza financiare,
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze,
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse,
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet