1

Administrator për sisteme dhe siguri

Ruaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Është përgjegjës për planifikimin, dizajnimin dhe instalimin e sistemeve kompjuterike të informacionit si dhe procedurat e testimit për të siguruar besueshmërinë operacionale;
  • Konfiguron, monitoron dhe mirëmban infrastrukturën virtuale, përshirë krijimin e serverëve virtual;
  • Administron dhe mirëmban resurset harduerike duke përfshirë serverët, storage dhe pajisjet tjera relevante;
  • Kryen veprime të përditshme të konfigurimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemeve kompjuterike të informacionit që operojnë kryesisht në familjen e Ëindoës Server qe përfshijnë por nuk kufizohen në rolet Active Directory, File Server, IIS Server, SQL Server, si dhe varësisht nga nevoja merret edhe sisteme në open source;
  • Angazhohet në Sigurimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në formë elektronike, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Bën diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve të sistemeve kompjuterike të informacionit, përfshirë harduerin dhe softuerin, kurdo qe ato ndodhin;
  • Monitoron performancën e sistemeve kompjuterike të informacionit për të siguruar që gjithçka të funksionojë pa probleme dhe në mënyrë sigurt;
  • Përgatit dokumentimin e sistemit, udhëzimet punuese dhe procedurat standarde të punës në bashkëpunim të ngushtë me palët tjera përkatëse të kyçura;
  • Siguron që të dhënat të ruhen në mënyrë të sigurt dhe të kopjohen rregullisht;
  • Detyrat tjera që i caktohen nga udhëheqësi i divizionit dhe drejtori i departamentit.

2.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS, apo ekuivalente me to.
  • Lloji i arsimimit: Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Elektroteknikës.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Gjuha Angleze.
  • Së paku duhet të ketë një certifikim nga Microsoft-i për administrimin e sistemeve apo siguri.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në fushën e TI-së.
  1. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale të TI;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
  • Aftësi të përdorimit të Project Management Software
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurën e nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjen e dëshmisë së punësimit (vërtetim/ kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmitë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim:
  • pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, apo
  • pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik (vlen për të punësuar në institucione publike);
  • Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetë deklaratë me shkrim të nënshkruar, se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik.
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 16/08/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

7.Kriteret specifike shtesë

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bënë verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve në origjinale apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 01/08/24 (13 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet