1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania: Besa Security 
Pozita e Punës: Inxhinier i Mirëmbajtjes dhe Administrim Teknike
Vendi i punës: Prishtinë

Kërkohet një inxhinier i mirëmbajtjes dhe administrimit teknik me përvojë dhe njohuri në menaxhimin e sistemeve të ndriçimit, klimatizimit, ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe në mbikëqyrjen e infrastrukturës së objekteve. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ndryshme teknike, duke siguruar funksionimin e tyre optimal dhe adresimin e çdo defekti në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e sistemeve të ndriçimit, klimatizimit, ujësjellësit dhe kanalizimit.
  • Riaktivizimi dhe rregullimi i sistemeve teknike sipas nevojës.
  • Monitorimi i funksionalitetit të pajisjeve dhe infrastrukturës së objektit.
  • Organizimi dhe menaxhimi i punimeve të mirëmbajtjes dhe riparimeve.
  • Bashkëpunimi me kontraktorë të jashtëm për realizimin e punëve të ndryshme teknike dhe ndërtimore.

Kualifikimet dhe Shkollimi i Kërkuar:

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë e demonstruar në menaxhimin e sistemeve të ndryshme teknike në objekte.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të teknologjisë informative.

Përfitimet:

  • Kontratë afatgjate me mundësi për avansim profesional
  • Pagë konkuruese dhe paketë tërheqëse përfitimesh.
  • Mjedis pune dinamik dhe sfidues.

Aplikimi mund të bëhet deri me datë 31.07.2024, ora 16:00.

Nëpërmjet dërgimit të CV-së ne email, si dhe fizikisht në zyret tona;

hr@besasecurity.com

Ju falenderojmë për interesimin tuaj në BESA SECURITY dhe u dëshirojmë sukses të gjithë aplikantëve.

                                               Telefoni kontaktues: 049/964/624

Kategoria Sigurim
Skadon 31/07/24 (12 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet