1

Zyrtar Ekzekutiv i KKZ (Zveçan)

Ruaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Kryeson Komisionin Komunal Zgjedhor;
  • Menaxhon Qendrën Komunale të Numërimit në komunën përkatëse;
  • Zbaton rregulloret zgjedhore dhe vendimet e KQZ/SKQZ-së në komunën përkatëse;
  • Pranon aplikimet dhe verifikon kriteret në lidhje me kualifikimet e kandidatëve për KKZ;
  • Zbaton kritere për të garantuar përfaqësimin e drejtë KKZ, të gjitha komuniteteve me numër të dallueshëm brenda komune;
  • Cakton punët administrative-teknike për anëtarët e KKZ-së dhe personelin ndihmës;
  • Koordinon aktivitetet në mes të KQZ/KKZ-së dhe Administratës komunale;
  • Bën raporte për aktivitetet në periudhën zgjedhore dhe jo zgjedhore;
  • Mbikëqyrë dhe koordinon punën e trupave zgjedhore në komunën përkatëse;
  • Procedon në Sekretariatin e KQZ-së kërkesat e Kuvendit Komunal për zëvendësimet e anëtarëve të kuvendit komunal;
  • Organizon dhe mban takimet e KKZ-së, duke këshilluar subjektet politike dhe organizatat joqeveritare për zgjedhje;
  • Procedon në Sekretariatin e KQZ-së kërkesat e qytetarëve për ndërrimin e Qendrës së Votimit;
  • Në bashkëpunim me anëtarët e KKZ-se dhe ne koordinim me Policinë menaxhon fushatën zgjedhore në komunën përkatëse;
  • Vlerëson dhe procedon kërkesa për themelim apo shuarje të Qendrave të Votimit;
  • Bashkëpunon ngushtë me Departamentet dhe Divizionet e SKQZ-se për zbatimin e planeve dhe aktiviteteve në kohë reale.
  • Kryen detyra të tjera sipas legjislacionit në fuqi zgjedhor kur i caktohen nga mbikëqyrësi dhe KQZ.

      2.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku tri (3) vite të studimeve.
  • Lloji i arsimimit: I pa specifikuar.
  • Kërkesat specifike: Të jetë banor dhe votues i komunës së Mitrovicës së Veriut.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.
  1. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur edhe në gjuhën e cila i përket komunitetit jo shumicë që është shumicë në komunën përkatëse.
  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura, për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Aftësi te përdorimit te paketës Ms Oficce (Word, Excel, Power Point, Outlook)
  • Aftësi te përdorimit te Projekt Management Software.
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

Dokumentet e nevojshme

  • Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurën e nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjen e dëshmisë së punësimit (vërtetim/ kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmitë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim:
  • pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, apo
  • pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik (vlen për të punësuar në institucione publike);
  • Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetë deklaratë me shkrim të nënshkruar, se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik.

Dëshmitë që kërkohen në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata, ose e shkarkuar nga platforma elektronike e - Kosova, përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/ e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 15/08/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

       7.Kriteret specifike shtesë

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bënë verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve në origjinale apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet