1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare shpall konkurs

për  Asistent/e Projekti

(orar i plotë/ 40 orë në javë)   
Fillimi i punës: 01/08/2024

KUSH JEMI NE?

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është organizatë që fokusin kryesor e ka tek anëtarët dhe është e përkushtuar për të fuqizuar më shumë lidhjet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. OEGJK është themeluar me iniciativë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe aktualisht përfaqëson mbi 200 kompani anëtare, të cilat në total punësojnë mbi 40 000 punonjës. Oda këshillon, përkrah dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë që kërkojnë të investojnë, zhvillohen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithashtu, përkrah dhe këshillon kompanitë kosovare, të cilat tregtojnë me Gjermaninë, përmes një game të gjerë të shërbimeve duke iu krijuar mundësi për rrjetëzim dhe të bërit biznes në të dyja vendet. Meqënëse OEGJK është në zemër të komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë, ne si organizatë luajmë një rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes për kompanitë anëtare, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët tanë.

ÇFARË DO TË BËNI ÇDO DITË?

  • Asistencë në hartimin dhe menaxhimin e projekteve si dhe mbarëvajtjen e projekteve të OEGJK-së.
  • Asistim në kërkesat biznesore të kompanive anëtare të OEGJK-së.
  • Organizim i ngjarjeve dhe punëtorive sipas projekteve.
  • Menaxhim i dokumenteve përkatëse të projekteve.
  • Përditësim i të dhënave të brendshme të OEGJK-së.
  • Të ketë njohuri bazike mbi sistemin dual të arsimit.

ÇFARË TË BËN TY NJË SUPER KANDIDAT/E?

  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare.
  • I/e diplomuar në Ekonomiks, Administrim Biznesi, Financë, Juridik 
  • Ke aftësi të mira të komunikimit dhe organizimit të punës.
  • Vet-iniciativë, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe të gjuhës gjermane.

ÇFARË OFROJMË NE:

  • Ambient atraktiv dhe modern i punës, në qendër të Prishtinës.
  • Sigurim shëndetësor për ty dhe familjen tënde.
  • Mundësi zhvillimi personal dhe profesional.

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE:

  • Ne jemi një punëdhënës që vlerëson lojalitetin, kolegjialitetin dhe punën në ekip.
  • Ne jemi një organizatë agile, me kulturë të hapur për feedback. Rezultatin e punës e masim kundrejt vlerave që kemi në organizatë, e ato janë: integriteti, mirësjellja, përgjegjësia dhe sinqeriteti.
  • Ne jemi organizatë dinamike që i përshtatet kërkesave dhe nevojave të anëtarëve.
  • Tek ne çdo punonjës vepron në mënyrë të pavarur.
  • Ne i mirëpresim idetë e reja dhe i zhvillojmë ato më tutje.
  • Ekipet tona janë ndërdisiplinore, rrjetëzimi është shumë i rëndësishëm për ne.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, luteni ta dërgoni një CV përmes Butonit "Apliko Këtu" deri më 14/07/2024
Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike!
Ju lusim të mos e kontaktoni OEGJK-në për informacione ose pyetje paraprake para se të kontaktoheni! Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Menaxhment
Skadon 14/07/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet