1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun. Pozita është me orar të plotë. 

Ju lutemi dërgoni dokumentet e shënuara më poshtë në kosovawomensnetwork@gmail.com me titull (subject): “Koordinator/e”, deri me 22 korrik 2024:

1) CV-në tuaj;

2) Një letër motivuese; dhe 

3) Një letër reference, me detaje për personin kontaktues (që do të kontaktohet);

4) një shembull të shkrimit origjinal në gjuhën shqipe. Preferohet që tema e shkrimit të jetë lidhur me barazinë gjinore. 

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe të pa kompletuara nuk do të pranohen. Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me duhet të posedojë:

  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë; 
  • Së paku diplomë Bachelor, në komunikim, gazetari ose fushë të ngjashme; 
  • Së paku një vit përvojë relevante lidhur me gazetari/komunikim dhe/ose marrëdhënie me publikun;
  • Përvojë në shkrimin, përpilimin dhe publikimin e artikujve për të drejtat e grave dhe/ose barazi gjinore, e preferueshme; 
  • Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e rrjeteve sociale; 
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në shqip dhe anglisht; 
  • Njohuritë në të folur dhe në të shkruar të gjuhës serbe është e mirëseardhur, por jo obligative; 
  • Kreativitet;
  • Marrëdhënie pozitive me media, e preferueshme;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje; 
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Të jetë fleksibël me orarin e punës; 
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare; dhe
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavarur.

Përgjegjësitë kryesore janë: 

  • Të shkruajë dhe të dërgojë kumtesa për media;
  • Të planifikojë dhe të organizojë ngjarje publike në bashkëpunim të ngushtë me anëtaret e tjera të stafit të RrGK;
  • Të zhvillojë fushata informuese/vetëdijesuese inovative dhe efektive; 
  • Të organizojë fushata për publikun online, duke përdorur mediat sociale; 
  • Të sigurojë që të gjitha materialet për marrëdhënie me publikun të RrGK-së, partnerëve dhe përfitueseve të granteve janë në përputhshmëri me udhëzimet e donatorëve për vizibilitet; 
  • Të bashkëpunojë me partneret dhe përfitueset në shkrimin e artikujve në mediat sociale dhe të publikuara lidhur me aktivitetet e RrGK-së, si dhe artikuj të suksesit për iniciativat e ndryshme; 
  • Të mbajë marrëdhënie pozitive të punës me media dhe dizajnerë, sipas nevojës; dhe
  • Të përkrahë promovimin e mundësive për vullnetarë dhe përfshirjen e tyre. 

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e. 

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 22/07/24 (3 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet