1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Pozita për:  Teknolog/e në prodhim (5)

Përshkrimi i punës:

Përgjegjësit:

  • Organizimi i të gjitha punëve për zhvillimin e procesit të prodhimit, sipas fazave në të gjitha pjesët e njësisë punuese të prodhimit të produkteve të mishit;
  • Dhënja e instruksioneve konkrete dhe urdhërave të punës kryesve për kryerjen e operacioneve teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
  • Përcjellja e saktësisë së zbatimit të parametrave të dhëna teknologjike gjatë kryerjes së operacioneve të caktuara teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
  • Përcjellja e përditshme e rezultateve të analizave kimike dhe mikrobiologjike dhe ndërmarrja e masave të mëvonshme për eleminimin e shkaqeve të rezultateve negative;
  • Mbikqyrja e realizimit të detyrave të dhëna të punës nga ana e kryesve;
  • Kontrollon gjendjen në prodhim dhe për problemet eventuale e njofton udhëheqësin e njësisë punuese;
  • Dhënja e raporteve mujore udhëheqësit të njësisë punuese lidhur me prodhimin e realizuar;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdhërit të Drejtorit të prodhimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • I/e diplomuar në Bachelor në Bioteknologji ushqimore ose Teknologji ushqimore;
  • Përvojë punë profesionale prej një (1) viti;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
  • I/e përshtatshme me orarin fleksibël të punës;
  • I/e kujdesshëm dhe i/e përpiktë në detyrë.

Vendi i punës : Milloshevë, Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, Km11 Obiliq.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV në email adresën info@apetitgroup.com vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Kategoria Prodhim
Skadon 25/07/24 (11 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Kastriot
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet