Kenti

Asistente Administrative - Kontabiliste

	 	 

KENTI pas 40 vitesh traditë në krijimin e produkteve nga druri, është tashmë perfaqësues i kompanisë botërore VETEDY për Kosovë, për deking dhe fasada

Apliko per tu bere pjese e familjes tone te madhe 

KENTI eshte duke kerkuar 

POZITA : ASISTENTE ADMINISTRATIVE - KONTABILISTE 

PERGJEGJESITE DHE DETYRAT :

  • Pranimi i telefonatave dhe drejtimi i tyre në mënyrë efikase;
  • Përgjegjës/e për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Përgatit dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korespodencen, raportet dhe shkresat tjera,
  • Ruan dhe mirëmban dokumentet, dosjet e zyrës të kopjeve fizike dhe elektronike,
  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë  faturat e blerjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
  • Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja me të gatshme dhe harmonizon të njëjtat me raportet e bankës;
  • Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
  • Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
  • Menaxhimin e pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
  • Përgjegjës për menaxhimin me paranë e imët;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Plotëson te gjitha formularët qe kërkohen nga Administrata Tatimore e Kosovës;
  • Përgatit raporte të ndryshme dhe i dorëzon ato Menaxherit të Financave dhe kontabilitetit sipas kërkesës;
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor;

KUALIFIKIMET PROFESIONALE 

  • I/e motivuar dhe ambicioz/e
  • I/e aftë dhe i/e gatshëm/e të punojë nën presion
  • Aftësi komunikuese
  • Njohuri të mira të Microsoft Office
  • Njohja e gjuhës angleze apo ndonjë gjuhë tjetër konsiderohet si kualifikim shtesë
  • Diplome universitare, drejtimi ekonomik, banka dhe financa, menaxhment, apo të ngjashme,
  • Përvoja e punës e preferueshme,
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e buxhetit dhe financave;
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (ose pjesëmarrës në trajnime: praktika në kontabilitet);
  • Njohuri pune me programet e Kontabilitetit 

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të në: kenti.shpk@gmail.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Suksese

KENTI  

Shikime 2349
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
x
Pse demotivohen punëtorët dhe çka duhet të bëjnë punëdhënësit?
Lexo këtë artikull »