1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Kompania Mokne është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja ka filluar ne vitin 2022 ku për qellim primar ka ujin natyral te amballazhuar.

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm, dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë. 

Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni : Prishtine 

  • Shofer me kategorine C

Shofer me kategorine C

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Dërgimi i porosive të mallit:
  • Koordinimi për liferim të mallit me përgjegjësit në depo:
  • Përfaqësim i drejtë & professional i kompanisë:
  • Detyra të tjera të ngjashme:

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë mbaruar shkollen e mesme .
  • Aftesi te mira komunikuese dhe negociuese.
  • Përmbushja e targeteve mujore te caktuar nga kompania. 
  • Patente shofer.
  • Mosha 18-45 vjeq.

Si të aplikoni:

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: hr@mokne.com

Afati i Aplikimit:

Afati për aplikime është deri më 05.07.2024. Ju lutemi të keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Pse të zgjidhni Mokne shpk?

Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë. Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.

Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.

Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 05/07/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet