1

Ekspert/e - Hartimi i Aktit të Brendshëm për Masat Teknike dhe Organizative për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në nivel Komunal

Ruaj
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Termat e Referencës – Kërkesë për shërbime

JUST REACT- Ngritja e reagimit qytetar drejt një qasjeje të përmirësuar në drejtësi në Kosovë

  1.  Historiku 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) së bashku me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF) janë duke implementuar projektin e titulluar: “JUST REACT - Ngritja e reagimit qytetar drejt një qasjeje të përmirësuar në drejtësi në Kosovë”, një projekt trevjeçar i financuar nga Komisioni Evropian. JUST REACT synon të promovojë rolin e qytetarëve dhe shoqërisë civile në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë. Projekti do të avokojë për qasje të përmirësuar në drejtësi për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë në grupet e ndjeshme, komunitetet rurale, viktimat e dhunës dhe diskriminimit, ato të prira për abuzim, apo të tjerët që kanë më pak mundësi për qasje të duhur në drejtësi në përgjithësi. Projekti gjithashtu synon të forcojë dialogun ndërmjet shoqërisë civile, qytetarëve dhe institucioneve përkatëse në luftimin e padrejtësive sociale dhe mungesës së qasjes në drejtësi që është thelbësore për përmirësimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit në Kosovë. 

Në kuadër të këtij projekti do të ofrohet mbështetje për Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP) në fusha dhe tema të ndryshme përkitazi me nevojat e AIP-së. Mbështetja profesionale që do të ofrohet perfshinë analiza profesionale, ndihmë me ekspertë në tema të caktuara, dhe hulumtime tematike. Fokusi i kësaj mbështetje dhe projektit në përgjithësi është tek mbrojtja e interesit të përgjithshëm dhe të të drejtave të njeriut

Kjo detyrë e veçantë synon t'i ofrojë ekspertizë Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), në hartim të Aktit të Brendshëm për Masat Teknike dhe Organizative për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në nivel Komunal. Objektivi tjetër i kësaj detyre është sensibilizimi i zyrtarëve karshi mbrojtjes së të dhënave personale si dhe përmirësimi i masave të sigurisë për mbrojtjen e këtyre të dhënave në komunat e Kosovës.

Qëllimi i detyrës

Qëllimi i kësaj detyre është t'i ofrohet ndihmë, përmes ekspertizës, Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë (AIP) duke hartuar një Akt të Brendshëm për Masat Teknike dhe Organizative për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në nivel komunal ((në tekstin në vijim: akt i brendshëm).  Qëllimi tjetër është ngritja e nivelit të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale në komunat e Republikës së Kosovës në harmoni me  Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe standardet ndërkombëtare. Eksperti pritet të ketë një kuptim gjithëpërfshirës të kornizës ligjore ekzistuese, duke përfshirë Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen të Dhënave Personale (në tekstin në vijim: Ligji). 

Kriteret e kërkuara

Numri i ekspertëve: Një (1) ekspert në fushën juridike ose shkenca sociale.

Arsimi: Diplomë Universitare në nivelin Master ose Provim të Jurisprudencës.

Përvoja profesionale: Aplikanti duhet të ketë të paktën 5 vite përvojë pune, 3 nga to ekspertizë e dëshmuar në hartimin e analizave ligjore, politikave ose raporteve të ngjashme, me përparësi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. 

Kërkesat gjuhësore: Aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në gjuhën shqipe dhe angleze.

Pengesat: Aplikimet nga shërbyesit civil nuk janë të lejueshme dhe për pasojë do të refuzohen.

Aplikanti duhet të kuptojë në mënyrë të detajuar kornizën ligjore dhe parimet ligjore si dhe kompleksitetin e politikave të mbrotjes së të dhënave personale. Aftësitë e forta analitike dhe hulumtuese janë thelbësore për kryerjen e vlerësimeve të plota dhe mbledhjen e informacionit përkatës. Aftësitë efektive të komunikimit janë thelbësore për artikulimin e qartë të koncepteve komplekse ligjore dhe angazhimin me palët e interesuara për të mbledhur të dhëna dhe për të adresuar shqetësimet.

   2.  Fushëveprimi i angazhimit

  • Bashkëpunimi me AIP-në dhe palët relevante të interesit për të përcaktuar objektivat dhe rezultatet e procesit të hartimit të aktit të brendshëm;
  • Pjesëmarrja në eventin që AIP organizon me përfaqësuesit e nivelit lokal;
  • Hartimi i një plani të punës, që i nënshtrohet miratimit nga AIP-ja;
  • Kryerja e hulumtimit mbi analizën e nevojave të nivelit të qeverisjes lokale nëpër komuna të Republikës së Kosovës për sigurimin e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen të Dhënave Personale;
  • Hartimi i Aktit të brendshëm për Masat Teknike dhe Organizative për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në nivel Komunal, duke inkorporuar të dhëna/inputet nga AIP-ja;
  • Dorëzimi i dokumentit të finalizuar me komente të përfshira.

  3.  Afati kohor dhe specifikat e angazhimit

Detyra parashihet të realizohet nga data 01 korrik deri më 01 shtator 2024 (2 muaj). Tabela më poshtë përshkruan detyrat/dorëzimet dhe afatin kohor, duke përfshirë numrin e ditëve.

  4.  Afati dhe dorëzimi i dokumenteve:

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme deri më: 30 qershor 2024 në orën 16:00, në adresën applications@legalpoliticalstudies.org). Dokumentet duhet të përfshijnë: 

  1. CV-në profesionale;
  2. Dëshmi mbi punën profesionale;
  3. Shprehjen e interesit që përshkruan se si angazhimi do të përmbushë kriteret e përzgjedhjes.
  4.  Shembuj të analizave/raporteve/hulumtimeve.

  5.  Procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes: Metoda e përzgjedhjes së konsulentëve individual (ekspertit)

Vlerësimi i Curriculum Vitae (CV) kundrejt Termave të Referencës dhe fushëveprimit të shërbimeve

Kriteret e kualifikimeve të përgjithshme mund të përfshijnë nënkriteret e mëposhtme: kohëzgjatja e plotë e aktivitetit profesional, niveli i arsimimit dhe trajnimit, pozitat e mbajtura nga kandidati dhe përvoja si konsulent.

Kriteret e përshtatshmërisë për konsulencë mund të përfshijnë nënkriteret e mëposhtme: shkathtësi, zotërim të demonstruar të temës dhe aftësi ne prezantime si dhe përvojën paraprake, të gjitha të lidhura drejtpërdrejt me detyrën, fushën, lëndën, etj. 

Konsulentët individualë përzgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre për detyrën. Përzgjedhja do të bazohet në krahasimin e kualifikimeve (CV-të) të të paktën tre kandidatëve të kualifikuar nga ata që shprehin interes. Kandidati me pikët më të larta të vlerësimit duhet të plotësojë të gjitha kualifikimet përkatëse dhe të jetë plotësisht i aftë për të kryer detyrën.

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet pas mbylljes së afatit për aplikim dhe në çfardo forme tjetër (p.sh. fizikisht, përmes faksit) ose të dërguara në adresa të tjera dhe në gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe ose/apo angleze. Thirrjet telefonike nuk pranohen.

Aplikimet inkurajohen nga të gjithë kandidatët e kualifikuar, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, besimi, aftësia e kufizuar, orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

Grupa za pravne i političke studije (GLPS)

Opis zadatka (Eng. Terms of Reference) – Zahtev za usluge 

JUST REACT- Izgradnja građanske reakcije ka poboljšanom pristupu pravdi na Kosovu

  6.  Istorijat 

Grupa za pravne i političke studije (GLPS) zajedno sa Fondom za razvoj zajednice (CDF) sprovode projekat pod nazivom: „JUST REACT -  Izgradnja građanske reakcije ka poboljšanom pristupu pravdi na Kosovu“, kao trogodišnji projekat koji je finansiran od strane Evropske komisije. JUST REACT ima za cilj da promoviše ulogu građana i civilnog društva u promovisanju transparentnosti, odgovornosti i zaštite osnovnih ljudskih prava i sloboda na Kosovu. Projekat će se zalagati za bolji pristup pravdi za sve građane, sa posebnim naglaskom na ugrožene grupe, ruralne zajednice, žrtve nasilja i diskriminacije, one koji su skloni zlostavljanju ili druge koji imaju manji pristup pravdi uopšte. Projekat takođe ima za cilj jačanje dijaloga između civilnog društva, građana i relevantnih institucija u borbi protiv društvenih nepravdi i nedostatka pristupa pravdi što je od suštinskog značaja za dalje unapređenje vladavine prava na Kosovu. 

U okviru ovog projekta biće pružena podrška Agenciji za informacije i privatnost (AIP) u različitim oblastima i temama koje se odnose na potrebe AIP-a. Stručna podrška koju treba obezbediti uključuje stručnu analizu, stručnu pomoć u datoj oblasti i tematska istraživanja. Fokus ove podrške i projekta uopšte je zaštita opšteg interesa i ljudskih prava.

Ovaj poseban zadatak ima za cilj da pruži ekspertizu Agenciji za informacije i privatnost (AIP), u izradi internog akta za tehničke i organizacione mere za zaštitu ličnih podataka na opštinskom nivou. Drugi cilj ovog zadatka je da izgradio svest službenike za zaštitu ličnih podataka, kao i da poboljša mere bezbednosti za zaštitu ovih podataka u opštinama Kosova.

Svrha zadataka 

Svrha ovog zadatka je pružanje pomoći, kroz stručnost, Agenciji za informacije i privatnost na Kosovu (AIP) kroz izradu internog akta o tehničkim i organizacionim merama za zaštitu ličnih podataka na opštinskom nivou ((u daljem tekstu: interni akt). Drugi cilj je podizanje nivoa bezbednosti kada je u pitanju zaštita ličnih podataka u opštinama Republike Kosovo u skladu sa Zakonom br. 06/L-082 o zaštiti ličnih podataka. Od eksperta se očekuje da ima sveobuhvatno razumevanje postojećeg zakonskog okvira, uključujući Zakon br. 06/L-082 o zaštiti ličnih podataka o (u daljem tekstu: Zakon). 

Zahtevani kriterijumi 

Broj eksperata: Jedan (1) stručnjak iz oblasti prava ili društvenih nauka.

Obrazovanje: Univerzitetska diploma magistarskog nivoa ili pravosudni ispit.

Stručno iskustvo: Podnosilac prijave/aplikacije mora da ima najmanje 5 godina radnog iskustva, od kojih 3 godine dokazane stručnosti u izradi pravnih analiza, politika ili sličnih izveštaja, po mogućnosti u oblasti zaštite ličnih podataka. 

Uslovi oko poznavanja jezika: Odlično poznavanje albanskog i engleskog jezika.

Restrikcije: Prijave državnih službenika nisu dozvoljene i stoga će biti odbijene.

Podnosilac prijave/aplikacije mora detaljno razumeti pravni okvir i pravne principe, kao i složenost politike zaštite ličnih podataka. Jake analitičke i istraživačke veštine su neophodne za sprovođenje temeljnih procena i prikupljanje relevantnih informacija. Efikasne komunikacijske veštine su od suštinskog značaja za jasno artikulisanje složenih pravnih koncepata i angažovanje sa zainteresovanim stranama radi prikupljanja doprinosa i rešavanja problema. 

 

  7.  Delokrug angažovanja

  • Saradnja sa AIP-om i relevantnim zainteresovanim stranama u cilju utvrđivanja ciljeva i rezultata procesa izrade internog akta;
  • Učešće na događaju koji AIP organizuje sa predstavnicima lokalnog nivoa;
  • Izrada plana rada, koji podleže saglasnosti AIP-a;
  • Sprovođenje istraživanja o analizi potreba nivoa lokalne uprave u opštinama Republike Kosovo da bi se obezbedila primena Zakona br. 06/L-082 o zaštiti ličnih podataka;
  • Izrada internog akta o tehničkim i organizacionim merama za zaštitu ličnih podataka na opštinskom nivou, koji uključuje podatke/inpute iz AIP-a;
  • Dostavljanje/predaja finalnog dokumenta sa uključenim komentarima.

  8.  Vremenski rok i detalji angažovanja

Očekuje se da će zadatak biti realizovan od 1. jula do 1. septembra 2024. godine (2 meseca). Tabela ispod opisuje zadatke/vreme realizacije i vremenski okvir, uključujući broj dana.

  9.  Rok i predaja dokumentacije:

Pozivaju se zainteresovani kandidati da dostave sledeća dokumenta do: 30 juna 2024 do 16:00 časova, na adresi applications@legalpoliticalstudies.org). Dokumentacija treba da obuhvati: 

  1. Profesionalni CV (biografija);
  2. Dokaz o stručnom radu;
  3. Izražavanje interesa koji opisuje kako će angažman ispuniti kriterijume odabira.
  4. Primeri analiza/izveštaja/istraživanja.

 

  10.  Proces evaluacije i selekcije: Način izbora individualnih konsultanata (eksperata)

Procena Curriculum Vitae/biografije (CV) u odnosu na Opis zadatka i obim usluga

Kriterijumi opšte kvalifikacije mogu da obuhvataju sledeće pod-kriterijume: puno trajanje profesionalne delatnosti, stepen obrazovanja i obuke, radna mesta kandidata i konsultantsko iskustvo.

Kriterijumi podobnosti za konsultantske radove mogu uključivati sledeće pod-kriterijume: veštine, dokazano poznavanje teme i veštine prezentacije, kao i prethodno iskustvo, sve direktno povezano sa zadatkom, poljem, predmetom, itd. 

Individualni konsultanti se biraju na osnovu njihovih kvalifikacija za konkretni zadatak. Izbor će se zasnivati na poređenju kvalifikacija (CV) najmanje tri kvalifikovana kandidata od onih koji su izrazili interesovanje. Kandidat/kandidatkinja sa najvećim brojem bodova mora da ispunjava sve relevantne kvalifikacije i da bude u potpunosti sposoban za obavljanje zadatka.

Nijedna prijava/aplikacija neće biti prihvaćena/razmotrena nakon isteka krajnjeg roka za prijavu i u bilo kom drugom obliku (npr. fizički, putem faksa) ili poslata na druge adrese i na jeziku koji nije albanski i/ili engleski. Telefonski pozivi se ne prihvataju.

Podstiču se prijave/aplikacije od svih kvalifikovanih kandidata bez obzira na etničku pripadnost, godine, veru, invaliditet, seksualnu orijentaciju i rodni identitet. 

Group for Legal and Political Studies (GLPS)

Terms of Reference – Request for Services

JUST REACT- Boosting Civic Reaction towards an Improved Access to Justice in Kosovo


  11.  Background

The Group for Legal and Political Studies (GLPS) together with the Community Development Fund (CDF) are implementing the project entitled: "JUST REACT - Boosting Civic Reaction towards an Improved Access to Justice in Kosovo", a three-year project funded by the European Commission. JUST REACT aims to promote the role of citizens and civil society in promoting transparency, accountability and protection of fundamental human rights and freedoms in Kosovo. The project will advocate for improved access to justice for all citizens, with special emphasis on vulnerable groups, rural communities, victims of violence and discrimination, those prone to abuse, or others who have less opportunities for proper access to justice in general. The project also aims to strengthen the dialogue between civil society, citizens and relevant institutions in the fight against social injustices and the lack of access to justice, which is essential for the further improvement of the rule of law in Kosovo.Within this project, support will be provided to the Information and Privacy Agency (IPA) in various areas and topics related to the needs of the IPA. The professional support that will be provided includes professional analysis, expert assistance in certain topics, and thematic research. The focus of this support and the project in general is to protect the general interest and human rights.

This special task aims to provide expertise to the Information and Privacy Agency (IPA), in drafting the Internal Act for Technical and Organizational Measures for Personal Data Protection at the Municipal level. Another objective of this task is to raise awareness for officials regarding personal data protection as well as to improve the security measures for data protection in the municipalities of Kosovo.

Objective of the task

The purpose of this task is to provide assistance, through expertise, to the Information and Privacy Agency in Kosovo (IPA) by drafting an Internal Act for Technical and Organizational Measures for the Personal Data Protection at the municipal level ((hereinafter referred as: the internal act). Another goal is to increase the level of security for personal data protection in the municipalities of the Republic of Kosovo in accordance with the Law No. 06/L-082 on Personal Data Protection. The expert is expected have a comprehensive understanding of the existing legal framework, including Law No. 06/L-082 on Personal Data Protection (hereinafter: the Law).

Required Criteria

Number of experts: One (1) expert in the field of law or social sciences.

Education: Master University Degree or Jurisprudence Exam.

Professional experience: The applicant must have at least 5 years of work experience, 3 of them proven expertise in drafting legal analyses, policies or similar reports, preferably in the field of personal data protection.

Language requirements: Excellent writing skills in Albanian and English.

Barriers: Applications from civil servants are not admissible and will therefore be rejected.

The applicant must possess detailed knowledge of the legislative framework and legal principles as well as the complexity of personal data protection policies. Strong analytical and research skills are essential for conducting thorough assessments and collecting relevant information. Effective communication skills are essential for clearly articulating complex legal concepts and engaging with stakeholders to gather input and address concerns.

  12.  Scope of engagement

  • Cooperation with the IPA and relevant stakeholders to determine the objectives and results of the internal act drafting process;
  • Participation in the event that IPA organizes with representatives of the local level;
  • Drafting a work plan, subject to approval by the IPA;
  • Conducting research on needs analysis of the local government level in the municipalities of the Republic of Kosovo to ensure the implementation of Law No. 06/L-082 on Personal Data Protection;
  • Drafting of Internal Act on Technical and Organizational Measures for Personal Data Protection at the Municipal level, by incorporating data/inputs from the IPA;
  • Submission of finalized document with comments included.

  13.  Timeline and specifics of engagement

The task is expected to be completed from July 1 to September 1, 2024 (2 months). The table below describes the tasks/deliverables and the timeline, including the number of days.

  14.  Deadline and submission of documents:

Interested candidates are invited to submit the following documents by: June 30, 2024 at 4:00 p.m. to applications@legalpoliticalstudies.org ). The documents must include:

  1. Professional CV;
  2. Evidence of professional work;
  3. Expression of interest describing how the engagement will meet the selection criteria.
  4. Examples of analysis/reports/research.

  15.  Evaluation and selection process: Method of selection of individual consultants (experts)

Evaluation of Curriculum Vitae (CV) against Terms of Reference and scope of services

The criteria of general qualifications may include the following sub-criteria: duration of professional activity, level of education and training, positions held by the candidate and experience as a consultant.

Eligibility criteria for consultancy may include the following sub-criteria: skills, demonstrated competence of the subject and presentation skills as well as prior experience, all directly related to the task, field, subject, etc.

Individual consultants are selected based on their qualifications for the assignment. Selection will be based on a comparison of the qualifications (CVs) of at least three qualified candidates from those expressing interest. The candidate with the highest evaluation points must meet all relevant qualifications and be fully capable of performing the task.

No application will be accepted/considered after the application deadline and in any other form (e.g. hard copy, via fax) or sent to other addresses and in a language other than Albanian and/or English. No phone calls are accepted.

All qualified candidates are encouraged to apply, regardless of their ethnicity, age, religion, disability, sexual orientation and gender identity.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet