Agjencia e Statistikave të Kosovës

Një (1) Zyrtar për statistika në Zyrën Rajonale të Prishtinës

	 	 

Duke u bazuar ne Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë te Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Procedurat e Rekrutimit ne Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës , Agjencia e Statistikave të Kosovës shpallë:

KONKURS

Departamenti i Regjistrimit dhe Anketimit një ( 1 ) pozitë të karrierës:

-Titulli: Një ( 1) Zyrtar për statistika në Zyrën Rajonale të Prishtinës
Numri i referencës : ASK-DRA-003 Koeficienti : 6
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Sigurimin e formularëve, kontrollimi dhe plotësimi i formularëve të respodenteve, 2.Shpërndarja e formularëve dhe pranimin e tyre,
3. Angazhimi në përcjelljen e çmimeve të produkteve të konsumit të gjerë ,
4. Grumbullon , kontrollon dhe azhuron të dhënat e buxhetit familjar në regjionin e Prishtinës dhe të njëjtat ju përcjellë shërbimeve gjegjëse në ASK-së,
5. Është i angazhuar në anketën e fuqisë punëtore, 6.Angazhimi në regjistrimin e qarqeve statistikore ,

8. Per punen e vet i përgjigjet eprorit të vet.

-Kualifikimi : Shkolla e mesme , 3 vite përvojë pune në fushën administrative .
-Kompetenca dhe aftësitë:
– Njohja e kompjuterit (Word ,Excel,Outlook) ,
-Bashkëpunimi ne mënyrë ekipore e nevojshme,
-Të ketë aftësi të ruajtjes së konfidencialitetit të të dhënave individuale statistikore.
-Shkathtësi ne realizimin e punëve dhe detyrave sipas planit vjetor te zyrës rajonale
-Shkathtësi të mira të komunikimit , përfshirë aftësinë për të interpretuar informata , dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;

Procedura e konkurimit:
Në Shërbimin Civilë kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës se Kosovës të moshës madhore ,të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, përgatitje të nevojshme arsimore dhe aftësi profesionale për zbatimin funksionit administrativ dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Aktet ligjore dhe nënligjore qe e rregullojnë rekrutimin:
Përzgjedhja e Shërbyesve Civilë bëhet në pajtim me Ligjin –Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë te Republikës se Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e rekrutimit ne Shërbimin Civilë.
Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës , në të cilën është përfshirë periudha e punës provuese prej një (1) viti.

Konkursi është i hapur 15 dite kalendarik nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Agjencionin e Statistikave te Kosovës , Rr,”Zenel Salihu” nr.4 Prishtinë. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, dëshmi mbi përvojën e punës profesionale , vertetimin nga Gjykata që personi nuk është nënë hetime dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme , që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara , vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni me zyren e personelit , në tel: 038- 20031149, prej orës 08:00 – 16: 00.

“Shërbimi Civilë i Kosovës ofron mundësi të barabarta te punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Komuniteti jo – shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

TAGS: Agjensia e Statistikave te Kosoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 653
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC