1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NTSH “Jehona com.”, kompani lider, në tregtinë me auto pjesë dhe pajisjet e autoserviseve në Kosovë. Me një eksperiencë mbi 33 vjeçare dhe me një rrjet dyqanesh në qytetet kryesore në Kosovë.  Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në pozitat e lira si më poshtë

Shitës: 3 Pozita lokacioni Prishtine – Ferizaj-Vushtrri

Detyrat:

  • Mbikëqyrje e klientëve në rajonin përkatës
  • Këshillimi i klientëve gjatë blerjes
  • Kontaktim dhe ofertim i klientëve të ri
  • Prezantimi i produkteve të ndryshme dhe ofertave
  • Bashkëpunim i ngushtë me koleget e departamenteve të tjera.

Kriteret:

  • Të jetë i moshës deri 35 vjec.
  • Të ketë arsim të lartë
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
  • Të disponoj Patentë shoferi.
  • Të njohë programet bazë në përdorimin e kompjuterit 
  • Të ketë se paku 1 vite, përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm 

Gjithqka që ju duhet të ofroni është:

  • Energji pozitive 
  • Shkathtësi organizative 
  • Vetinicativë
  • Të gatshëm të punoni me standarde dhe rregulla të një kompanie me rregulla nderkombëtare
  • Të punoni në ekip

Cfare ofrojmë:

  • Kushtet e punës sipas ligjeve të Kosovës në fuqi 
  • Mundesi avansimi në karrierë
  • Trajnime profesionale 
  • Shërbime shtesë nga kompania .
  • Page mbi mesataren dhe bonuse.

Agjent Tregtar

Detyrat dhe përgjegjësitë 

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Identifikon klientë të ri dhe inicion bashkëpunimin me ta.
  • Viziton klientët sipas rutës, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke planifikuar dhe organizuar orarin dhe rutën ditore të vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg.
  • Përshtatë përmbajtjen e prezantimit të shitjes duke studiuar produktet që duhet shitur, pikat shitëse apo faktorë tjerë tregu, si dhe historinë e shitjes dhe kartelën e klientit në përgjithësi.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë arsim të lartë 
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes butonit "Apliko Këtu",  në postën elektronike ( e-mail ):  info@autojehona.com , ose drejtpërdrejt  tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistrala Prishtine-Ferizaj (km i 4-rt), Graçanicë. 

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 19 Qershor 2024 deri më 10 Korrik 2024.

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 10/07/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet