1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës, me datë 19 qershor 2024, shpall:

KONKURS

Për pozitën:

  • Zyrtar/e Administrativ/e – një (1 ) pozitë 

Njësia Organizative: Departamenti i Administratës

Vendi i Punës:  

  • Prishtinë

Detyrat kryesore:

  • Kryen procedura administrative pranë institucioneve shtetërore dhe private;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e inventarit të korporatës, furnizimeve të zyreve, përgatitjen e porosive dhe blerjes për rifurnizim kur është e nevojshme;
  • Kryen procedurat e parapara të mirëmbajtjes së automjeteve, pajisjeve dhe materialeve të zyrës sipas procedurave të duhura;
  • Ndihmon në zhvillimin e udhëzimeve, politikave dhe procedurave të korporatës;
  • Planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme;
  • Ndihmon departamentet e korporatës dhe anëtarët e ekipit në kuadër të detyrave të tij sipas nevojës dhe mbikëqyr progresin e punës, ofertave, dorëzimeve të projekteve, etj;
  • Përgatit raporte të rregullta administrative;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikqyrësi. 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik, Administrativ apo të ngjashme;
  • Të jetë njohës i mirë i procedurave administrative;
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Udhëtimin nga Prishtina për në punë dhe kthimin;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten; dhe
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 03.07.2024 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kategoria Administratë
Skadon 03/07/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet