1

Agjent i Shitjes, Operator Prodhimi

Ruaj
Oberal LLC
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Oberal L.L.C me seli në Fushë Kosovë shpall konkurs për pozitën:

Pozita:

  • Agjent i Shitjes  
  • Operator Prodhimi
  • Shofer

Agjent i Shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Detyrat:

  • Gjen Klientë të ri ne sektorin të cilin punon dhe sigurohet që shërbimi ndaj klientëve te jetë në nivelin më të lartë.
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendosë qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezantimin, dhe shitjen e produkteve në terrenin përkatës,

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Patentë të vozitjes, kategoria B.

Operator Prodhimi

Kërkohet shfrytëzim i njohurive teknike, përshtatje e shpejtë me detyrat e punës, menaxhim të mirë të kohës dhe zgjidhje efektive të problemeve në departamentin përkatës.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Punonjësi para se të filloj punën, kontrollon se makina a është në rregull;
  • Punonjësi kujdeset qe te mirëmban makinën sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësi,
  • Punonjësi pranon detyrat nga mbikëqyrësi si dhe raporton në baza ditore/javore për procesin e punës,
  • Punonjësi i cili operon me makinë, gjatë kohës kur punon makina, nuk guxon të largohet nga makina, apo të përqendrohet jashtë punës së makinës;
  • Punonjësi gjatë orarit të punës kujdesët që të mirëmbahet vendi i punës
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës dhe prioriteteve te përcaktuara nga mbikëqyrësi i prodhimit

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV-në në e-mail adresën: info@oberal.com ose mund të vini të zyre dhe të plotësoni aplikacionin për punësim.

Adresa Dëshmori pn, Miradi e Epërme (afër Xhamisë), Fushë Kosovë,

Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 18/07/24 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet