1
PREMIUM

Specialist/e, Departamenti i Kontrollit dhe Cilësisë, Specialist/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore, Shofer/e

Ruaj
Credins
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Specialist/e, Departamenti i Kontrollit dhe Cilësisë

 Drejtoria Qendrore, Prishtinë       

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, auditim(nivel master perbën avantazh)
  • Të paktën 2-3 vite përvojë pune në kontoll të brendshëm ose auditim të brendshëm 
  • Eksperience e mëparshme në fushën e kontrollit, në sektorin financiar apo kompani auditimi përbën avantazh
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe analitike
  • Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë
  • Duhet të ketë gatishmërinë dhe fleksibilitetin për të udhëtuar brenda/jashtë Kosovës

Qëllimi i pozicionit:

Specialisti i Departamenti i Kontrollit dhe Cilësisë është përgjegjës për përmbushjen e detyrave të tij ne vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efikasitetit të proceseve të bankës nëpërmjet kontrollit të aktiviteteve dhe proceseve të saj dhe e identifikimin dhe raportimin e dobësive /çështjeve që lidhen me ato procese të cilat mund të rrezikojnë kontrollet, dhe rekomandimi i përmirësimeve /korrigjimeve;

Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Zhvillimi i procedurave të kontrollit të brendshëm, sipas standarteve dhe udhëzimeve për të siguruar pajtueshmëri  me rregulloret e brendshme dhe të jashme.
  • Mbaton dhe monitoron planin vjetor te kontrollit dhe ndjek implementimin e rekomandimeve për njësitë e kontrolluara
  • Monitorimi dhe vlerësimi i efektivitetit të masave të kontrollit për të identifikuar dhe adresuar mangësitë apo dobësitë eventuale ne procese të punës apo parregullsi në procese të zbatuara nga punonjësit e bankës.
  • Realizimi i rishikimeve të rregullta të proceseve dhe sistemeve për të siguruar përputhshmëri me aktet e brendshme të bankës dhe propozon përmirësim të proceseve aty ku nevojitet, 
  • Vlerësimi i rreziqeve potenciale që mund të ndikojnë në operacionet bankare dhe rekomandimi i masave për të minimizuar këto rrisqe.
  • Kontrollon të gjitha njësitë e bankës, varësisht prej planit të veprimit, përfshirë degët e bankës apo departamente të caktuara. 
  • Përgatitja e raporteve të detajuara mbi gjetjet dhe rekomandimet relevante në instancat përkatëse.
  • Trajnimi i punonjësve në lidhje me rëndësine e funksionit dhe procesit të kontrollit të brendshëm   

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV bashkë me një letër interesi në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 24.06.2024


POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Specialist/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore

 Zyra Qendrore, Prishtinë       

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Departamentit të Burimeve Njerëzore është të sigurojë përzgjedhjen e personelit sa me të kualifikuar, me eksperiencë dhe aftësi profesionale të përshtatshme në të gjitha nivelet dhe pozicionet e punës, të sigurojë dhe të inkurajojë zhvillimin e aftesive profesionale të punonjësve ekzistues dhe zhvillimin e ideve të reja, duke u mbështetur në një paketë të drejtë dhe konkuruese për pagat dhe shpërblimet e tjera alternative, në përputhje me zhvillimin dhe përmirësimin e strukturës organizative të Bankës.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Zbatimi dhe ndjekja e politikave të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
  • Asiston në procesin e rekrutimit (shpalljen e konkurseve, organizimin e intervistave, plotësimin e dokumentacionit përkatës për punonjësit e rinj, etj); 
  • Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e të punësuarve;
  • Monitoron të gjitha llojet e pushimeve/mungesave të punonjësve;
  • Mirëmban dhe përditëson bazat e të dhënave të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
  • Asiston në proceset që ndërlidhen me zhvillimin profesional të të punësuarve (vlerësimin e nevojave për trajnime, implementimi i planit vjetor të trajnimeve, etj);
  • Përgatit raporte të rregullta në lidhje me të dhënat e punonjësve;
  • Dhe detyra të tjera të deleguara nga drejtuesi i departamentit.

Kriteret e nevojshme:

 

  • Diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi,Menaxhment apo të ngjashme; 
  • Eksperiencë e mëparshme 2-3 vjecare në fushën e burimeve njerëzore; 
  • Trajnime dhe kurse të ndryshme në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup;
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë;
  • Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Duhet të ketë gatishmërinë dhe fleksibilitetin për të udhëtuar brenda/jashtë Kosovës.

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV  bashkë me një letër motivuese në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 18.06.2024


POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Shofer/e

Dega Prishtine 

Dega Ferizaj

Kriteret e nevojshme:

  • Arsimimi i mesëm, e preferueshme 
  • Eksperiencë e mëparshme në vozitje 
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkepunuese 
  • Aftësi shumë të mira përshtatjeje për të punuar në grup
  • Gatshmëri për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme
  • Duhet të ketë gatishmërinë për të udhëtuar brenda ose jashtë Kosovës, sipas nevojës

Qëllimi i pozicionit:

Qëllimi i pozicionit të shoferit, është të sigurojë gatishmëri të përhershme të automjetit, për të siguruar suport për realizimin aktivitetit të Bankës Credins Kosovë.

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. 

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 26.06.2024

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 26/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Ferizaj
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet