1

Dispeqer (3), Arkatar

Ruaj
Stacioni i Autobusëve Drenas
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NPL ,,Stacioni i Autobusëve” SH.A Drenas 

RISHPALLJE

 K O N K U R S    PUBLIK

Për dy pozita :

  1. Dispeqer NPL “Stacioni I Autobusëve” SH.A  Drenas ( 3 pozita )
  2. Arkatar NPL “Stacioni I Autobusëve” SH.A Drenas ( 1 pozit )

  Pozita :  I. Dispeqer

I përgjigjet : Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “ Stacioni I Autobusëve” SH.A Drenas

Kohëzgjatja e Kontratës : Me kohë të pacaktuar ( pas periudhës provuese 6 mujore )

Kompensimi:  Paga ( 330.00€ Bruto )

  1. Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive
  • Bënë përgatitjen dhe harmonizimin e ditarëve të komunikacionit, për linjat urbane , ndërurbane dhe ndërkombëtare, shtypjen e tyre për evidencë ditore për hyrjen dhe daljen në stacion gjatë vitit kalendarik.
  • Bënë përgatitjen dhe dërgimin e pasqyrave në formë tabelare për mbajtjen e nisjeve të operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve për gjdo muaj MI-së , konform udhëzimit administrative me nr. 08/2013 i MI-së.
  • Përgatitë itinerarin e transportit urban , ndërurban dhe ndërkombëtar në monitorin e vendosur në hollin e pritjeve në stacion.
  • Bënë shitjen e biletave të hyrje – daljeve në stacion.
  • Dorëzon pazarin ditorë te arkatari.
  • Identifikon nevojën për furnizim me materjal shpenzues të arkes fiskale.
  • Raporton në baza ditore, javore dhe mujore të linjave të mbajtura.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdhërave të udhëheqësit paraprak.
  • Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimtaria e vetë dhe punë tjera sipas kërkeses së KE-së.
  1. Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
  • Shkollimi (e preferusheme shkolla e mesme apo universitare në fushat ekonomike, teknike apo në fusha të tjera të ndërlidhura me aktivitetet në të cilat vepron ndërmarrja)
  • E preferueshme së paku 1 ( një ) vitë përvoj të punës.
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, teknike dhe të komunikimit.
  • Të ketë njohuri të nevojshme të punës me kompjuter, për detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës.
  • Dëshmitë mbi njohuritë dhe të arriturat tjera do të merren në konsideratë dhe vlerësohen konform relevancës me vendin e punës.

Kandidatët duhet t'i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Aplikacioni  (merret në zyrat e ndërmarrjes dhe mund te shkarkohet ne web te Komunes Drenas)
  2.  CV-në.
  3. Dëshmitë mbi kualifikimin profesional. Diploma te marra jashtë vendit, duhet te jene te nostrifikuar.
  4.  Dëshmitë mbi përvojën e punës  -të jetë e dëshmuar me pasqyrën e trustit pensional ose kontraten .
  5.  Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë(6)muaj)
  6. Kopjen e letërnjoftimit

Pozita :  II. Arkatar

I përgjigjet : Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “ Stacioni I Autobusëve” SH.A Drenas  dhe Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit të NPL “ Stacioni I Autobusëve” SH.A Drenas 

Kohëzgjatja e Kontrates : Me kohë të pacaktuar ( pas periudhës provuese 6 mujore )

Kompensimi:  Paga ( 350.00€ Bruto )

  1. Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive
  • Pranon pazarin ditor ( para të gatëshme ) me dokument të nënshkruar nga operimi ditor;
  • Regjistron pranimin e parave te gatëshme në ditarin e arkës për secilin puntorë;
  • Llogaritë të gjitha mjetet e pranuara në përfundim – përmbledhje ditore, bën palosjen dhe renditjen e parave sipas madhësisë së vlerës së kartëmonedhes dhe përgatit mjetet e deponuara / mbledhura për dorëzim në bankë në llogari të ndërmarrjes;
  • Dorëzon mjetet në bankë në baza ditore;
  • Pranon fletë-deponimin nga banka për mjete e deponuara;
  • Dërgon për ekzekutim në bankë urdhër-transfere të nëshkruara, vulosura dhe protokolluara dhe pagesat në bank të deleguara nga departamenti financiar;
  • Dorëzon në zyren e financave ditarin e arkës me shenimet, dokumentet e deponimeve të pazareve ditore nga punëtoret dhe fletë deponimin e mjete në bankë;
  • Bënë barazimin e puntorëve,
  • Kryen punë dhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, të cilat kërkohen nga KE.
  1. Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
  • Të ketë diplomë të shkolles së mesme  (e preferusheme universitare në fushat ekonomike.
  • E preferueshme së paku 1 ( një ) vit përvojë të punës.
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, teknike dhe të komunikimit.
  • Të ketë njohuri të nevojshme të punës me kompjuter, për detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës.
  • Dëshmitë mbi njohuritë dhe të arriturat tjera do të merren në konsideratë dhe vlerësohen konform relevancës me vendin e punës.

Kandidatët duhet t'i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Aplikacioni  (merret në zyrat e ndërmarrjes dhe mund te shkarkohet në web te Komunes Drenas)
  2.  CV-në.
  3. Dëshmitë mbi kualifikimin profesional. Diploma te marra jashtë vendit, duhet te jene te nostrifikuar.
  4.  Dëshmitë mbi përvojën e punë -të jetë e dëshmuar me pasqyrën e trustit pensional ose kontraten
  5.  Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë(6)muaj)
  6. Kopjen e letërnjoftimit

Informata për procedurën e konkurrimit:

 Dokumentacioni i aplikantëve mund të dorëzohet në objektin e NPL “Stacionit të Autobusëve”ShA, Drenas, çdo ditë pune prej orës 8:00 - 16:00 nga data 10/06/2024 deri me datën 24/06/2024 ose nëpërmes postes fizike, (NË ZARF TË MBYLLUR) të adresuar: Për Kryeshefen Ekzekutive të NPL“Stacionit të Autobusëve”Sh.A, Drenas, si dhe për mes postes elektronike në emalin; nplsbdrenas@gmail.com

Aplikacionet mund të shkarkohet në web faqen e Komunës së Drenasit

Vërejtje:Dokumentet e pa kompletuara dhe ato të pas afatit nuk shqyrtohen

Aplikacioni për punësim

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 24/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet