1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Trade Marketing luan një rol të rëndësishëm në koordinimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut, duke i komunikuar pëparësitë e produkteve dhe kampanjave në dyqan.
Ky rol përfshinë bashkëpunimin e ngushtë me ekipet e shitjes në dyqan, marketingut dhe departamentin e menaxhimin të portofolios së produkteve produkteve, për të zhvilluar dhe zbatuar plane të marketingut që nxisin informimin lidhur me brendin, përmirësimin e vizibilitetit të produktit në dyqan rritjen e shitjes.
Fokusi kryesor i pozicionit të Trade Marketing është rritja e prezencës dhe ndikimit të brendit tek konsumatorët dhe sigurimi i një promovimi të qëndrueshëm në prizmin e komunikimit verbal dhe vizual në dyqan.

Përgjegjësitë kryesore të Trade Marketing:

  1. Bashkëpunon me departmentin e marketingut dhe shitjes për zhvillimin e strategjive që i shërbejnë arritjes së objektivave lidhur me komunikimin sa me efektiv të produkteve dhe promocioneve në dyqan
  2. Ndjek trendet e tregut, aktiviteteve të konkurrencës dhe vëzhgon sjelljen e konsumatorëve, për të identifikuar mundësitë për promovim sa më efektiv të kampanjave dhe produkteve
  3. Bën planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve promovuese në dyqan për produkte të kategorive të ndryshme dhe ndjek realizimin e tyre
  4. Harton dhe dizajnon startegji që nxisin shitjen dhe rrisin vizibilitetin e produkteve në dyqan për të maksimizuar hapësirën e rafteve dhe për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit
  5. Monitoron vendosjen dhe komunikimin efektiv të produkteve në rafte dhe promotoreve të heshtur( materialeve promocionale dhe materialeve që lidhen me benefitet e produkteve, teknologjive, etj)
  6. Bën trajnimin e stafit në dyqan lidhur me produktet e reja dhe mënyrën e komunikimit efektiv të promotoreve të heshtur (materialeve promocionale)
  7. Përditësohet me teknologjitë dhe prurjet e reja/produkteve, duke nënvizuar avantazhet konkuruese për komunikim sa më efektiv në dyqan
  8. Bën organizimin e kampanjave dhe eventeve në dyqan në bashkëpunim me koordinatorin e brendeve dhe korporatës
  9. Bën raportimin mujor të përformances së dyqaneve, në prizmin e vizibilitetit të produkteve, aktiviteteve promocionale dhe sugjeron ndryshime për përmirësimin e komunikimit (gjatë aktiviteteve promocionale, hapjeve të dyqaneve të reja).

Kualifikimi dhe Aftësitë

  • Diplomë Bachelor në Marketing, Biznes ose profil i ngjashëm.
  • Përvojë e dëshmuar në organizimin e aktiviteteve të marketingut në sektorin e shitjes me pakicë
  • Të kuptojë dinamikat e tregut dhe sjelljen e konsumatorëve
  • Aftësi analitike, mendim kritik dhe shkathësi në zgjidhjen e problemit
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me të tjerët
  • Aftësi në përdorimin e Microsoft Office Suite (Word, Excel, PowerPoint).
  • Të jetë i pajisur me patentë shoferi të kategorisë B
  • Të tregojë vëmendje dhe përkushtim ndaj detajeve dhe të ketë vetënisjativë

Ju ftojmë të aplikoni për pozicionin Trade Marketing  në Neptun Kosova L.LC.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit përmes butonit Apliko Këtu ose në: hr@neptun-ks.com deri me date 30.06.2024

Aplikacioni juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë në përputhje me ligjin: Nr. 06/L-082 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, datë 30.01.2019, “LIGJI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”.

Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e udhëtimit tonë emocionues!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 30/06/24 (18 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet