1
PREMIUM

Menaxher i Zyres, Arkitekt, Elektro Serviser (2), Punëtor Teknik për Ftohje/Klimatizim (2), Praktikant në Servis (2)

Ruaj
Horeca
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Horeca L.L.C. në Prishtinë shpallë konkurs për pozitat:

Menaxher i zyres (1), Arkitekt (1), Elektro serviser (2), Punëtor Teknik për ftohje/klimatizim (2) dhe Praktikant në Servis(2)

Pozita: Menaxher i zyres

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon aktivitet e shitjes;
  • Implementon në mënyrë të sukseshme strategjinë e shitjes;
  • Koordinon dhe organizon punët e përditshme sipas prioriteteve kohore;
  • Të mbështesë dhe të orientoj stafin gjatë përmbushjes së detyrave të tyre ditore;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve me klientë;
  • Njohje e mirë e tregut dhe studim i konkurrencës;
  • Raporton sipas kërkesës dhe standardeve të raportimit;

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë të përfunduar studimet Bachelor;
  • Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
  • Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
  • Njohuri të shkëlqyer të gjuhës angleze;
  • Eksperiencë pune të ngjashme;
  • Posedimi i patent-shoferit (kategoria B).

Pozita: Arkitetkt

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të realizojë projektet për të permbushur nevojat dhe kërkesat e klientit;
  • Të japë sygjerime në ndihmë të klientëve;
  • Të marrë pësipër pergjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit brenda afateve;
  • Të përcjellë projektet në teren sipas nevojave deri në realizimin përfundimtar tek klienti.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Njohuri të programeve për projektim, dizajnim (AutoCad, ArchiCad, Lumion ose të ngjashëm) dhe Microsoft Office;
  • Të ketë shkathtësi analitike dhe planifikuese;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Njohuri të gjuhës angleze (e domosdoshme);
  • Të posedoj patent shofer (kategoria B, e domosdoshme).

Pozita: Elektro serviser (2), Punëtor Teknik për ftohje/klimatizim (2) dhe Praktikant në Servis (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për të realizuar detyrat që i caktohen;
  • Viziton pikat sipas planit operativ;
  • Kontrollimi dhe servisimi i pajisjeve (pajisje industriale);
  • Mirëmbajtja e pajisjeve të klientëve të kompanisë;
  • Montimi dhe demontimi i pajisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
  • Përvojë pune në lëminë e servisimeve të paisjeve/stabilimenteve ftohëse (frigorifer, friz etj.); 
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
  • Kandidati duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
  • Kandidati duhet të posedoj patent shofer (kategoria B).

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në email info@horecaks.com

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 10/07/24 (28 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet