1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Punonjës/e sezonal/e

Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative • Prishtinë ,Prishtinë

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative më datë 10-06-2024 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Ndërvepron me konsumatorët, duke u angazhuar në mënyrë proaktive, për t’ju ofruar informata, asistencë dhe ndihmë lidhur me shërbimet e furnizuesit me energji elektrike;
  • Promovon dhe shpjegon në mënyrë aktive rëndësinë edhe obligimet e konsumatorëve lidhur me përditësimin e të dhënave;
  • Njofton konsumatorët lidhur me procesin dhe dokumentet e nevojshme për përditësimin e të dhënave;
  • Përditëson dhe ruan informatat e sakta të konsumatorëve dhe sipas nevojës plotëson kontratën për furnizim me energji elektrike;
  • Promovon në mënyrë aktive aplikacionin eKESCO, duke shpjeguar përfitimet dhe veçoritë e tij, si dhe u ndihmon sipas nevojës konsumatorëve në regjistrimin e aplikacionit në telefon.
  • Plotëson pyetësorin e kënaqeshmërisë së konsumatorëve dhe shërben si analistë për të mbledhur kërkesat/ankesat e konsumatorëve lidhur me shërbimet e ofruara;
  • Në bashkëpunim me stafin e kompanisë ndihmon në përgjigje proaktive (ad-hoc) të kërkesave të konsumatorëve.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkollim i mesëm;
  • Preferohet përvojë pune e ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, në mënyrë efektive dhe me një bazë të ndryshme konsumatorësh;
  • Personalitet miqësor dhe i/e durueshëm/me për të ndihmuar konsumatorët;
  • Mban dhe reflekton një nivel të lartë profesionalizmi dhe shërbimi ndaj konsumatorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”;
  • I/e gatshëm/me për të punuar në dy ndërrime (08:00 - 16:00 ose 16:00 - 24:00);
  • I/e përpiktë dhe i/e besueshëm/me, me një etikë të fortë pune;
  • Preferohet njohja e gjuhëve të huaja. 

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Administratë
Skadon 18/06/24 (6 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet