1

Bashkëpunëtor profesional në sektorin e farmacisë (Medical Detailer)

Ruaj
Eucerin & Hansaplast
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Përshkrimi i punës për pozicionin: Bashkëpunëtor profesional në sektorin e farmacisë (Medical Detailer) për brendet Eucerin dhe Hansaplast

Titulli i punës: 

Bashkëpunëtor profesional në sektorin e farmacisë (Medical Detailer) për brendet Eucerin dhe Hansaplast

Qëllimi i punës:

  • Zbatimi dhe kontrolli i të gjitha aktiviteteve të marketingut dhe shitjeve të brendit Eucerin dhe Hansaplast, në territorin e Kosovës, me synim arritjen e objektivave të vendosura: plasimin në treg dhe shitjen;
  • Arritja e objektivave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të kompanisë në përputhje me rregullat e kompanisë.

Fusha e përgjegjësisë:

Medical Detailer është përgjegjës për pozicionimin dhe shitjet e brendeve Eucerin dhe Hansaplast në barnatore si dhe për edukimin e punonjësve të barnatoreve; dermatologë dhe pediatër në territorin e Kosovës.

Aktivitetet e rregullta:

  1. Vizita të rregullta në barnatore në territorin e Kosovës sipas frekuencës së vizitave të dakorduara në bazë të kategorizimit të barnatoreve; 
  2. Informimi objektiv, i saktë dhe i qartë për karakteristikat klinike të produkteve Eucerin;
  3. Ndërtimi i marrëdhënieve dhe partneritetit me punonjësit e barnatoreve dhe motivimi i tyre për të rekomanduar produktet Eucerin dhe Hansplast;
  4. Pozicionimi i Eucerin dhe Hansaplast, sipas kategorisë së barnatores, si dhe monitorimi i shitjeve të vetë barnatores;
  5. Organizimi, monitorimi dhe evaluimi i aktiviteteve të shitjes nëper barnatore;
  6. Monitorimi i të gjitha kanaleve të shitjes dhe monitorimi i aktiviteteve të konkurrencës dhe raportimi në baza të rregullta;
  7. Nëpërmjet trajnimeve dhe studimit të rregullt të literaturës mjekësore të disponueshme për produktet, si dhe dokumentacionit tjetër përkatës, trajnohet, monitorohet dhe informohet vazhdimisht për të gjitha çështjet që lidhen me përgjegjësitë profesionale;
  8. Vizita të rregullta te mjekët (dermatologë, pediatër, specialistë të mjekësisë estetike etj.) dhe institucione shëndetësore në territorin e caktuar sipas frekuencës së dakorduar të vizitave në bazë të kategorizimit të mjekëve;
  9. Prezantimi i informacionit përkatës për produktet Eucerin dhe edukimi i mjekëve; 
  10. Raportimi i rregullt i të gjitha vizitave përmes sistemit SRM; 
  11. Përfaqësimi i kompanisë në të gjitha eventet përkatëse (takime të farmacistëve dhe mjekëve, panaire, kongrese etj.);
  12. Punë të tjera të caktuara nga eprori lidhur me mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe arrijten e qëllimeve.

Raportimi:

  1. Raportet ditore dhe mujore - pasqyra e përgjithshme e vizitave në barnatore dhe dermatologë, materialet e distribuara, furnizimi i barnatoreve, kategorizimi i barnatoreve, prania dhe aktivitetet e konkurrentëve.
  2. Realizimi i aktiviteteve dhe qëllimeve të dakorduara
  3. Monitorimi i KPI

Përdorimi i pajisjeve në punë:

  1. Kompjuter zyrtar laptop
  2. Makinë zyrtare 
  3. Telefon celular zyrtar 
  4. Tablet zyrtar

Karakteristikat themelore të kandidatit:

Arsimi/njohuritë: Arsimi i lartë në fushën e mjekësisë 

(Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Stomatologjisë)

Aftësitë: Aftësi kompjuterike (Excel, Powerpoint, SAP)

               Patentë shoferi i kategorisë B

              Gjuha angleze

Tiparet:

  • Kuriozitet intelektual dhe zbatim i tij në biznes
  • Pavarësi në punë
  • Profesionalizm
  • Proaktivitet, iniciativë personale, ambicie
  • Gatishmëri për trajnime për biznes
  • Aftësi të mira të komunikimit
  • Aftësi të mira organizative
  • Orientim në rezultat

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë ftohen që të dërgojnë CV-të e tyre me detajet e eksperiencës së tyre relevante në emailin: asgeto@asgeto.com   deri më datën: 24.06.2024. 

Vetëm kandidatët që do të hyjnë në listen e ngushtë do të kontaktohen për interviste.

           

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 24/06/24 (12 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet