1
PREMIUM

Punonjës i Shitjes dhe Logjistikës

Ruaj
Beta Tech
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 Punonjës i shitjes dhe logjistikës

BetaTech është një kompani dinamike dhe në rritje në fushën IT-së e përkushtuar në ofrimin shërbimeve më të larta cilësore për klientët tanë. Me një theks të veqantë në kënaqësinë e klientit, inovacionin dhe integritetin, po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Punonjës të shitjes dhe ligjistikës i motivuar për të kontribuar në suksesin tonë.

Si Punonjës I shitjes dhe ligjistikës, do të luani një rol kryesor në nxitjen e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë .Ju do të keni përgjegjësi për promovimin dhe shitjen e produkteve tona, përmbushjen e synimeve të shitjes dhe sigurimin e kënaqësisë së klientit. 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve te BetaTech per klientet tanë,
  • Asiston menaxherin e shitjes ne pergatitjen e mallit sipas nevojave te klientit,
  •  Të mësoj shpejtë veqoritë e produkteve dallimet mes tyre,
  • Menaxhimi I marrëdhënieve me klientët dhe bashkëpunimi me departamentet e tjera,
  • Promovon produktet e kompanise dhe krijon shitje direkte për këto produkte,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klient në lidhje me kërkesat e tyre,
  • Bën përgatitjen e porosisë sipas kërkesës se klientit,
  • Te bej shpërndarjen e mallit ne terren,
  • Të dij procedurat për pranim dorëzimin e mallit në hapsirat e kompanisë dhe terren.
  • Kryen vizita në terren dhe takime me klientët aktuale dhe potencialë si dhe dërgimin e porosive te klientët,
  • Këshillon klientët rreth produkteve ose shërbimeve, dhe ofron zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre,
  • Ndërton dhe mban marrëdhënie të forta dhe të gjata me klientët përmes komunikimit të rregullt dhe ndjekjeve,
  • Kujdeset për sistemimin depoimin e mallit ne hapësirat ruajtëse te kompanisë,
  • Dhe pune te tjera te kerkuara sipas nevojave.

Kualifikimet :

  1. Përvojë mbi 2 vjet në sektorin e shitjeve dhe te logjistikes.
  2. Përvojë pune në fushën e shitjeve në sektorin e teknologjise informative (E preferueshme)
  3. Aftësi menaxheriale dhe vendimarrëse.
  4. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  5. Pajisur me patent shofer të kategorisë B.
  6. Njohja bazike e Word, Excel, Power Point, Outlook e-mail.
  7. Puna ne presion.

Bashkohuni me ekipin tonë të talentuar dhe bëni një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si përdoruesit tanë angazhohen me produktet tona! Ne ofrojmë një mjedis pune bashkëpunues të fokusuar në rritje dhe inovacion.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes butonit 'Apliko Këtu' ose duhet të dërgojnë CV-n në e-mail adresën: info@betatech-ks.com, duke shkruar ne subject “Punonjës i shitjes dhe logjistikës”

Afati i aplikimit është deri me datën: 30.06.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë dhe me kualifikime të nevojshme do të ftohen në intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 30/06/24 (18 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet